Home KRYESORE “Unë nuk mund ta zëvendësoj Presidentin”, flet noterja ku u ‘betua’ Vorpsi

“Unë nuk mund ta zëvendësoj Presidentin”, flet noterja ku u ‘betua’ Vorpsi

Betimi i Arta Vorpsi para një notereje për të marrë detyrën në Gjykatën Kushtetuese është një akt që do të kërkojë sqarim ligjor për vlefshmërinë e tij.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mija do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Shqipërisë” shkruhet në deklaratën e noterizuar nga Miranda Xhemalçe.

Kjo e fundit është shprehur në një prononcim për mediat se ajo nuk mund ta zëvendësoj dot për institucionin e Presidentit.

“Kam vlerësim maksimal për institucionin e Presidentit. Unë nuk mund ta zëvendësoj atë. Zonja Vorpsi ka kryer pagesën sipas tarifës zyrtare. Noterizova një dokument të nënshkruar jashtë zyrës sime”, është shprehur noterja.

Ndërkohë mësohet se Arta Vorpsi ka shkuar në godinën e Gjykatës Kushtetuese për të nisur detyrën e saj të re të cilën pretendon se e ka marrë pasi Presidenti nuk u shpreh brenda afatit 30 ditor për të emëruar një anëtar. Ajo renditej e para në listën që KED i dërgoi Presidentit dhe Kuvendit. /Opinion.al

Share: