Duket se Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar vetëm shkarkimin e Ahmetajt dhe Canit por jo emërimin e Ministrit të ri të Financave dhe atë të Ekonomisë.
Sipas Medias qe i referohet zyres se Presidentit të Republikës, nuk bëhet fjalë për asnjë hezim të Kreut të Shtetit për të dekretuar ministrat e rinj, por në fakt Kryeministri Edi Rama ka dërguar vetëm propozimet për shkarkimin e ministrit Arben Ahmetaj dhe atë për shkarkimin e Shkëlqim Canit.
Pra praktikisht Edi Rama i ka shkarkuar dy ministriat e tij, por nuk ka cuar në Presidencë propozimet për emërimin e Ahmetajt dhe Ikonomit. Është e vështirë të komentosh nëse bëhet fjalë për një ngerc burokratik institucional, apo kemi të bëjmë më një zhvillim brenda mazhorancës i cili po zhvillohet jashtë syve të publikut. Nje gje e tille nuk ka ndodhur me pare.