Home KRYESORE Tragjedia nga tërmeti, deri më tani 14 viktima në Durrës dhe Thumanë

Tragjedia nga tërmeti, deri më tani 14 viktima në Durrës dhe Thumanë

Bilanc tragjik nga tërmeti shkatërrimtar në vend. Arrin në 14 numri i viktimave nga lëkundjet e forta sizmike me intensitet 6.4 ballë, që goditën në orët e para të mëngjesit vendin tonë, me epiqendër bregdetin e Durrësit. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se viktimat ishin banorë të qytetit të Durrësit, Kurbinit, Lezhës dhe Thumanës.

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e Vilës Palma në Durrës, e cila u shemb nga lëkundjet e fuqishme sizmike.

Disa orë më pas u nxor një tjetër i pajetë, i seksit mashkull, nga gërmadhat e hotel “Miramare”. Më herët, trupi i pajetë i një burri u nxor nga rrënojat e pallatit 6 katësh, që u shemb në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar. Tragjedia thellohet me vdekjen e vogëlusheje 10-vjeçare në banesën e saj në Thumanë.

Viktimat e tjera janë dy gra në Thumanë, të cilat u nxorën pa shenja jete nga rrënojat e një ndërtese të shembur. Një burrë në Kurbin u hodh nga ballkoni i katit të dytë të banesës, gjatë kohës kur vijonin lëkundjet e forta sizmike dhe për rrjedhojë humbi jetën.

Edhe një person në afërsi të Lezhës humbi jetën. Ai ishte duke udhëtuar me një automjet kur prej termetit humbi kontrollin dhe u aksidentua. Nga lekundja e fortë u ça asfalti. Në total, shtatë persona kanë humbur jetën në Durrës, 5 në Thumanë, një në Kurbin dhe një në Lezhë.

Tre pallate u shembën në Thumanë nga tërmeti i fushishëm. Në Durrës, u shemb një pallat gjashtë katësh, dy hotele dhe dy shtëpi private, duke zënë poshtë njerëz. Në zonën e Kënetës sot u shemb një vilë e dëmtuar rëndë nga tërmeti, duke zënë poshtë edhe shtatë anëtarë të familjes, të cilët janë zënë nga rrënojat./lapsi.al

Share: