Zjarrfikësit e Mallakastrës kanë postuar në rrjetin social pamjet e shpëtimit të 33 vjeçarit Adriatik Bode, i cili mbeti i bllokuar në rrënojat e hotel ‘Mira Mare’ në Durrës. Ky është momenti kur zjarrfikësit me kujdes e nxjerrin të riun nga rrënojat. Ngjarja ndodhi më datë 26 nëntor.