Home KRYESORE FOTO/ Kosovari që 20 vjet më parë erdhi për t’i shpëtuar luftës,...

FOTO/ Kosovari që 20 vjet më parë erdhi për t’i shpëtuar luftës, sot ndihmon në Thumanë

Kosova ishte ndër shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë pas goditjes shkatërrimtare të tërmetit 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Trupat e shumtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë dhënë një ndihmë të vyer për nxjerrjen nga rrënojat gjallë të disa personave. Krahas njësive të FSK-së, kanë ardhur edhe forca të policisë së Kosovës.

Një prej tyre është dhe Hasan Mulaj i cili ka publikuar në rrjetet sociale dy foto, ku në njërën është ai në vitin 1999 në Shqipëri, ku ishte strehuar në Kukës për shkak të luftës, ndërsa në tjetrën shfaqet Mulaj duke ndihmuar qytetarët në Thumanë.

Krahas fotove ai shkruan; “I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”.lapsi.al

30       

Share: