Në konferencën e Sesionit të 10-të të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, kryeministri nuk ka ngurruar të bëjë batutat siç di vetëm ai, për të pranishmit. Duke nxjerrë në pah edhe karakteristikat e vendit tonë, Edi Rama ka thënë se vendi ynë përveç ushqimit të mirë dhe klimës së përshtatshme, nuk është vend i mërzitshëm. Kjo ka shkaktuar të qeshura në sallë. “Ndoshta se s’jemi akoma vend anëtar i BEsë”, e ka justifikuar me të qeshur Rama. Ndërsa ka marrë edhe përgjigjen e kreut të Parlamentit Ilir Meta. Ky i fundit i është përgjigjur Ramës: “Ndoshta sfida jonë kur të anëtarësohemi në BE është që të mos jemi të mërzitshëm”./Panorama