Home KRYESORE Dëmet nga tërmeti, Rama: 20 miliardë lekë është fondi nga buxheti…

Dëmet nga tërmeti, Rama: 20 miliardë lekë është fondi nga buxheti…

Pas goditjes së tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, Shqipëria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për disa qarqe të vendit. Këto vende do të jenë të përfshira në fondin i cili do të investohet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ndërkohë, kryeministri ka bërë të ditur fondin fillesat që do të akordohet nga buxheti i shtetit për të përballuar situatën.

Kreu i qeverisë tha se buxheti angazhon një fond prej afro 20 miliardë lekësh, 13 prej të cilave janë të ardhura nga buxheti dhe 7 nga donacionet e ndryshme.

“Dëshiroj që të them disa gjëra, buxheti angazhon një fond afro 20 mld prej të cilave 13 mld janë lekë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 mld nga donacionet e ndryshme. Kjo pako e parë është alookim fillestar.”, tha Rama./ Opinion.al

Share: