Home Approccio Italo Albanese 27 komuna arbëreshe mbledhin fonde për shqiptarët e prekur nga tërmeti

27 komuna arbëreshe mbledhin fonde për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Kryetarët e bashkive të komunave arbëreshe të Kalabrisë kanë ndërmarrë një nismë për të ndihmuar popullin shqiptar, i cili u godit nga një tërmet shkatërrues më 26 nëntor.

Përmes një komunikate, kryetarët e bashkive lajmërojnë se: “Në mënyrë unanime u vendos të:– Hapet një llogari bankare e vetme që do të publikohet, ku mund të derdhen para në ndihmë të popullit shqiptar të goditur nga tërmeti, për t’u përdorur në veprimtaritë e vendosura;– Ofrojmë mundësi për të pritur dhe akomoduar student që kanë nevoja të vecanta;– Organizojmë aktivitete artistike dhe sportive për të mbledhur të ardhura;– Dedikojmë një kontribut për të prekurit nga tërmeti si administratë bashkie;– Sensibilizojmë komunitetin arbëresh që të marr pjesë në dhurim; në këtë drejtim mjeshtëri argjendat Gerardo Sacco, me rastin e dhënies së një cmimi nga komuna e Spezzano Albanese, do të krijojë një stoli ekskluzive që do të shitet në ankand dhe, të ardhurat e të cilës, do të çohen për të prekurit nga tërmeti.

Është vendosur edhe pjesëmarrja e shoqatave kulturale dhe artistëve dhe muzikantëve arbëresh që kanë ofruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitete për mbledhjen e të ardhurave.

Llogaria bankare ku mund të derdhni kontributin tuaj në para është:

IBAN: IT23 M076 0116 2000 0104 6498 935 (in caso di bonifico bancario)c.c.p. numero: 1046498935 (in caso di versamento con bollettino postale)

e hapur në emër të Komunës së Shën Mitër Koronës me përshkrimin:

“L’ARBERIA PER L’ALBANIA. SISMA NOVEMBRE 2019”- “ARBËRIA PËR SHQIPËRINË. TËRMETI NËNTOR 2019”.

Firmosur nga Kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë.Bashkitë: Acquaformosa, Caraffa di Catanzaro, Carfizzi, Castroregio, Cervicati, Cerzeto, Civita, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Gizzeria, Maida, Lungro, Mongrassano, Pallagorio, Plataci, San Basile, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio Albanese, San Martino di Finita, San Nicola dell’Alto, Santa Caterina Albanes, Santa Sofia d’Epiro, Spezzano Albanese, Vaccarizzo Albanese/K.C/dritare.net

Share: