Home KRYESORE Nobeli i Handke, reagon Vuçiç: Si ta fitonte njëri prej nesh

Nobeli i Handke, reagon Vuçiç: Si ta fitonte njëri prej nesh

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka uruar novelistin austriak Peter Handke për Çmimin Nobel dhe ka deklaruar se për të është njësoj si ta ketë fituar “njëri prej nesh”.

Ditën e djeshme Handkes iu dorëzua Çmimi Nobel, e ndërsa disa vende të Ballkanit reaguan ashpër për këtë fakt duke e bojkotuar ceremoninë, Vuçiç tha se Handke është një mik i vërtetë i Serbisë dhe se vendi i tij e konsideron sikur e ka fituar një qytetar i saj këtë çmim të rëndësishëm.

“Serbia ju konsideron mik të vërtetë. Më lejoni t’ju them se Çmimin Nobel për ju, ne e përjetojmë si të fituar nga njëri prej nesh. Tani, përveç Ivo Andriqit, kemi edhe një tjetër laureat të Nobelit”, tha Vuçiç

Nobeli i Handkes nxiti kritika të shumta, sidomos në rajonin e Ballkanit pasi ai njihej për lidhjet e afërta me ish-presidentin Slobodan Milosheviç.

Ceremonia e dhënies së çmimit Nobel u bojkotua nga ambasadorët e Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. /Opinion.al

Share: