Home KRYESORE Detaje nga vrasja në Kavajë/ Viktima shau autorin nga gruaja dhe vajza

Detaje nga vrasja në Kavajë/ Viktima shau autorin nga gruaja dhe vajza

Xhevdet Leçini, njeriu që ekzekutoi me çifte brenda lokalit të tij 33-vjeçarin Marjus Ismaili, në momentin e këtij krimi të shëmtuar është ndier i fyer rëndë nga gruaja dhe vajza e tij. Vrasja është kryer në prani të 3 personave, dy shokëve të Leçinit dhe punëtores së lokalit. Kjo nuk ishte hera e parë që Leçini përballej me këtë situatë të rëndë, pasi shitësi i ujit me autobot Marjus Ismaili, e kishte bezdisur edhe herë të tjera me të shara.

Por ditën e krimit, Leçini ishte përpjekur që të shmangte debatin me Ismailin, duke e mbyllur lokalin sapo viktima ishte shfaqur me autobotin e tij që shiste ujë në Kavajë. Megjithëse Leçini e ka mbyllur lokalin dhe është larguar ai sërish është kthyer në pronën e vetë, ku këtë herë ka qenë nën shoqërinë e dy shokëve, ku me ta po pinte raki me mish të pjekur.

Pikërisht në këtë moment ka hyrë në lokal Ismaili dhe është ulur me ta, duke porositur dhe një birrë, por porosia është anuluar nga Xhevdet Leçini, duke i pohuar Ismailit se ai nuk paguante pasi s’kishte lekë.

Pikërisht në këtë moment mes tyre ka lindur një debat ku Marjusi, fillon ta shajë përsëri, nga familja duke i thënë “të q… gruan, vajzën etj…”. Xhevdeti është revoltuar shumë dhe nga banaku merr armën e gjahut, duke ia drejtuar atij.

Nga ana tjetër Marjusi i drejtohet atij me fjalët që ”…çfarë do më bësh do më rruash k…, do të q… robt…”. Atëherë Xhevdet Leçini ka qëlluar me armën që kishte në duar. Leçini ka goditur me një plumb të vetëm Ismailin duke e lënë të vdekur në vend. Teksa ka kryer këtë krim të rëndë, ka lënë armën në banak, i ka hequr gëzhojën dhe më pas i ka thënë dy shokëve të tij që po pinte raki, se do ikte në polici ku dhe është vetë-dorëzuar.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë nga ana e policisë së Kavajës ka marrë deklarimet e 3 dëshmitarëve. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë prokuroria e Kavajës ka dërguar kërkesën në gjykatë, duke i kërkuar kësaj të fundit caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Xhevdet Leçinin të akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje”./Report tv

Share: