Home KRYESORE Endri Shabani: Për ata që nuk më kuptuan, nuk e kisha me...

Endri Shabani: Për ata që nuk më kuptuan, nuk e kisha me prindërit, por me sistemin!

Nje sqarim ne vend te replikes (dhe ajo qe nuk kisha thene)

Si nje njeri qe kam jetuar per disa vite jashte Shqiperise, jam gjendur shpesh ne pozicionin ku eshte e veshtire te shprehesh qarte ne gjuhe te huaj. Por me sa duket paska raste kur kjo veshtiresi ndodh edhe kur flet ne gjuhen tende : )

Para disa ditesh, postova nje status qe nisi si urim, por qe permbante brenda edhe nje reflektim per realitetin qe kemi prodhuar ne 29 vite.

Mesa duket ato qe shkruaja aty rezonuan me mendimet dhe ndjenjat e nje pjese te madhe te shoqerise, pasi ai status u shpernda me mijera here ne FB, Instagram dhe portale online.
Sigurisht, sic ndodh ne raste te tilla, pati reagime nga me te shumtat. Nje pjese duke komentuar vetem nga titulli (pa marre mundimin te lexojne c’kisha shkruar), nje pjese duke u marre me mua dhe brezin tim, dhe nje pjese kunder mesazhit tim.

Pjesa me e madhe e ketyre te fundit, kam frike se nuk me kishte kuptuar drejt, pasi perpiqeshin te me bindin se nuk eshte faji i prinderve qe sistemi ka ngritur ne krye ata qe nuk e meritojne. Gje qe ne fakt ishte thelbi i mesazhit tim.

Prandaj ndjej qe nuk ka vend per replike, pasi po themi te njejten gje, por per nje sqarim.

Thelbi i asaj qe kam dashur te them nuk ka pasur te beje fare as me prinderit e mi dhe as me brezin e tyre. Ne fakt, une kam theksuar se ata na kane mesuar me disa vlera morale universale, qe i gjen ne pjesen me te madhe te shoqerive, duke levizur ne boshtin e kohes apo te gjeografise.

Thelbi nuk ka qene kurresesi as per ta ndare shoqerine ne dy grupe: ne ata me prinder te ndershem dhe ata me prinder te korruptuar. Ruajna Zot!

Une vertet besoj se nje kaste e korruptuar ka zaptuar rolet kyce ne shoqeri, por ajo perbehet nga nje grup shume i vogel njerezish. Nese ata jane korruptuar rruges apo jane edukuar keq nga prinderit, eshte nje ceshtje qe preferoj te mos merrem, pasi une besoj tek pergjegjesia individuale e cdo njeriu.

Qellimi im ka qene te ekspozoj kontrastin midis vlerave me te cilat ne I edukojme femijet dhe nje realiteti qe vepron komplet i permbysur.

Prandaj thelbi i mesazhit tim ishte qe ne 29 vite kemi ndertuar nje sistem, i cili nuk perputhet kurrkund me ate qe ne kemi aspiruar ne fillim te viteve 1990.

Ne 29 vite kemi lejuar qe gomarin ta veme ne krye duke penguar ritmin e zhvillimit ne rastin me te mire, dhe futjen e vendit ne shtegun e humneres, ne rastin me te keq.

Ne 29 vite kemi lejuar ngritjen ne piedestal te vesit dhe korrupsionit moral, cka eshte kthyer ne model suksesi duke e bere te veshtire edukimin e mire te brezave te rinj.

Ajo qe ne fakt nuk kisha thene ne statusin e meparshem eshte rruga se si do te dalim nga ky qorrsokak ku na kane futur. Ne fakt shtegun e nje epoke te re, ne e kemi shpalosur tek Karta 2020, e cila na thelb ka dy shtylla:

  1. Reformimin e sistemit politik.

Kjo arrihet permes instalimit te demokracise pjesemarrese, duke krijuar mekanizma ligjor dhe politik qe fuqizojne qytetaret dhe dobesojne kryetaret: si referendumet, nismat ligjore, peticionin parlamentar, mocioni qytetar i mosbesimit, asamblete kombetare, instituti i jurise, presidenti i zgjedhur nga populli, sistemi zgjedhor proporcional kombetar me lista te hapura dhe financimi i partive permes kuponave te demokracise.

  1. Reformimin e sistemit ekonomik.

Kjo behet permes krijimit te kushteve te barabarta per zhvillim per cdo qytetar, permes luftimit te monopoleve dhe duke krijuar kushte per konkurencen e lire dhe te drejte ne treg. Por edhe permes anulimit te PPP-ve, koncesioneve dhe privatizimeve korruptive, dhe kthimi i pasurise shteterore nen administrim publik, duke ndjekur modelin e vendeve nordike, te cilat krijojne shoqeri aksionere ku shteti ka paketen kontrolluese. Si edhe permes mbeshtetjes per biznesin e vogel dhe promovimit te formave te biznesit qe bazohen ne bashkepronesine vepruese.

Keto te dyja do mund te rrisin pjesemarrjen e qytetarit ne vendimmarrje, duke e bere ate me te pergjegjshem. Nuk mund te vazhdojme me te jetojme vetem brenda kater faqeve te murit. Termeti na tregoi se pallatin e kemi te perbashket.

E megjithate, keto te dyja nuk do te mjaftojne nese ne nuk kujdesemi edhe per nje riorganizim social dhe ringritje morale te shoqerise.

Do te jete e veshtire te arrihet ndonje gje nese ne nuk i japim fund mentalitetit “secili per vete dhe paraja mbi te gjitha”. Pasi kjo e ka kthyer shoqerine ne nje treg gjigand ku pothuajse kushdo eshte ne shitje dhe cdo gje ka nje cmim. Na duhet t’i japim fund nderimit te te fortit dhe zhvleresimit te te ndershmit. Nuk mund te jete turp te jesh i varfer. Turp eshte te jesh hajdut.

Se dyti, permes edukimit dhe artit, na duhet te ushqejme atdhetarine, e cila bazohet jo ne urrejtjen e tjetrit, por ne vleresimin e identitetit kombetar, solidaritetit me njeri tjetrin dhe dashurise per kete vend.

Nuk mund te jemi atdhetar nese djegim pyjet, nese nuk solidarizohemi me shqiptaret e varfer, apo nese nuk reagojme kur shkaterrohen plazhe, lumenj dhe male.

Se treti, nuk do mund te arrijme asgje nese vazhdojme lojen e vjeter te percarjes qe cdo parti ka luajtur ne kete vend. Duhet te kultivojme identitetin profesional dhe te nxisim zgjimin e ndergjegjes se perbashket. Vetem keshtu do mund te shohim solidarizim dhe organizim te grupeve si akademiket, gazetaret, fermeret, bizneset e vogla, punetoret e fabrikave etj, dhe t’i japim fund kategorizimit ne grupe votash, ku partite na numerojne per koke, sic behet me bagtite.

Nuk na mungon asgje. Pasuri natyrore kemi me shume se sa gjermanet (ne raport popullsie). Pozicionin gjeografik e kemi te shkelqyer, dhe na ka bekuar Zoti me uje e me Diell. Burimet njerezore ende i kemi shume te mira.

Na duhet vetem nje sistem me i mire politik, dhe nje ndergjegje me e madhe politike, e cila do na lejoje te shohim se jemi te gjithe ne te njejten varke.

E megjithese nje kaste e korruptuar eshte duke e mbyt kete varke dita dites, zgjidhja nuk eshte te hidhemi nga varka, por te behemi bashke per te marre drejtimin e saj, duke shpetuar vendin, familjen dhe veten tone.

Ps: Ndersa atyre qe gjeten shteg per te zbrazur bardhakun duke u marre me mua personalisht apo me brezin tim, i uroj nje vit te mbare dhe qete. Le te shpresojme se ne nje shoqeri te drejte edhe ata do te kene me pak arsye per tu marrosur kotmasikoti. Gezuar!

Share: