Home KRYESORE Atentati në Vlorë, policia shoqëron 10 persona. Ende asnjë i ndaluar

Atentati në Vlorë, policia shoqëron 10 persona. Ende asnjë i ndaluar

Të paktën 10 të shoqëruar, por ende asnjë i ndaluar pas atentatit të mbrëmshëm në Vlorë. Policia e qytetit bregdetar pas këqyrjes e vendit te ngjarjes, ka gjetur mbi 15 gëzhoja kallashnikovi. Të shoqëruarit janë dëshmitarë okularë apo persona që mund të ndihmojnë hetimin.

Policia dyshon se në atentat morën pjesë dy persona, ndërsa pavarësisht errësirës kanë arritur të ndërtojnë identikitin e personit që drejtonte automjetin. Dyshimet kryesore lidhen me të shkuarën e 36- vjeçarit Nikollaq Çepaj, por edhe me përfshirjen e tij në një plagosje dy vite më parë.

Veç 36-vjeçarit i plagosur mbeti edhe 27-vjeçari Roland Çepaj, të afërm me njëri-tjetrin.  Nikollaq Çepaj ka marrë disa plumba, njërin prej tyre në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në orët e mbrëmjes të së shtunës ai është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ndërsa i plagosuri tjetër është jashtë rrezikut.

Dëshmitarët tregojnë se autori ka dalë nga makina dhe ka hyrë në lokal duke qëlluar me breshëri. Ata thonë se ai ka qenë i pamaskuar ndërsa në kokë mbante një kapele.

Rreth 2 orë pas ngjarjes, në fshatin Cerkovinë është gjetur i djegur një mjet Benz brenda të cilit ishte një armë kallashnikov që mendohet se përket autorëve të krimit./ Opinion.al

Share: