Home KRYESORE Shoqeria shqiptare po plaket ne menyre te paimagjinueshme!

Shoqeria shqiptare po plaket ne menyre te paimagjinueshme!

Një raport i Bankës Botërore vëren se Shqipëria është një nga vendet me rënien më të shpejtë të lindshmërisë në Europë dhe rastin shqiptar kjo ka ndodhur ne menyre te paimagjinueshme. Raporti i titulluar “Plakja e artë” vëren se, në vitin 1970, në Shqipëri lindnin mesatarisht 5 fëmijë për një grua. Por në vitin 2012, shifra zbriti poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë, që është nën 2 fëmijë për grua. Sipas Bankës Botërore, kjo është një rënie dramatike qe nese nuk merren masat e duhura do ja shohim “hajrin” shpejt ne si shtet dhe Atdhe.

Në Francë u deshën dy shekuj, që lindshmëria të binte nga 5 fëmijë për një grua, nën normën e zëvendësimit të popullsisë. Në Shqipëri, kjo ndodhi vetëm për 34 vite.

Banka vëren se, kjo është rënia e tretë më e shpejtë e lindshmërisë, që është regjistruar ndonjëherë në historinë botërore, pas Republikës së Koresë dhe Rusisë. Sipas saj, bashkë me emigrimin masiv, ulja e lindshmërisë po shkakton plakjen e shpejtë të popullsisë në Shqipëri.

Share: