Home KRYESORE Ulen temperaturat, shkurti sjell acarin arktik

Ulen temperaturat, shkurti sjell acarin arktik

Temperaturat e larta, shumë shpejt do t’i lënë vendin acarit pasi një valë e të ftohtit Arktik pritet të godasë Europën Perëndimore në ditët e para të muajit tjetër.

Kjo valë e acartë pritet të zbresë drejt Europës Jugore dhe Mesdheut brenda 10-ditëshit të parë të shkurtit.

Ajo do të sjellë edhe stuhi të forta ere dhe dëborë intensive në zonat Qendrore të Europës, ku në Austri dhe Italinë Veriore priten mbi 1.5 metra lartësi dëbore.

Reshje të konsiderueshme do të ketë edhe Ballkani, madje dëbora pritet të shfaqet edhe në Spanjën Jugore dhe Afrikën e Veriut./Opinion.al

Share: