Home KRYESORE “Anti-KÇK”/ Rama publikon videon: Njësia Speciale zbret në terren…

“Anti-KÇK”/ Rama publikon videon: Njësia Speciale zbret në terren…

Një ditë pas miratimit të paketës “Anti-KÇK”, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqen efektivët e Operacionit “Forca e Ligjit” duke u stërvitur.

Krahas videos, kryeministri shkruan se ditën e hënë forcat e Njësisë Speciale do të dalin në terren në bashkëpunim me SPAK Ligjin anti-KÇK.

 “OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar👊”, shkruan Rama./ Opinion.al

Share: