“Unë nuk muj me shku në shtëpi me pagë 2,995€ duke e ditur sa të varfër e kemi popullin tonë”.
Keshtu ju është drejtuar kabinetit qeveritar kryeministri Albin Kurti pasi e shfuqezoi vendimin per rritjen e pagave që e kishte bëre qeveria e kaluar. Gjithashtu kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka fuqi që e shantazhin atë.
Kurti tha se ai nuk erdhi në pushtet me pazare politike, por me vota të popullit, kësisoj as kush nuk mundet ta shantazhojë.
“Nuk ka fuqi që më shantazhin mua, sepse unë nuk kam ardh në pushet me pazare politike, por me vota të popullit”, deklaroi Kurti,
Ndryshe Qeveria Kurti po përballet me opozitën sa i përket çështje së taksës. Kurti është pro idesë që taksa të zëvendësohet me reciprocitet dhe vazhdon të qëndrojë prapa këtij qëndrimi.
Gjithashtu Qeveria Kurti në mbledhjen e sotme mori vendim që t’i ulë pagat e qeveritarëve, ndër to edhe të veten.