Home KRYESORE Te huajt si fason ne Shqiperi…

Te huajt si fason ne Shqiperi…

Nga Basir Collaku

Ka nje mani te shfrenuar per te mbuluar paudhesite e pushteteve me justifikime se kete e kane bere gjermanet, amerikanet, italianet, britaniket. E pastaj. Ata bejne nje projekt marrin parate. Kjo eshte si pune fasonerie. Marrin porosi e kryejne dhe e dorezojne mallin. Kjo ndodh ne çdo fushe e ne çdo sektor. Madje dhe ne diplomaci.

Pa paragjykuar kurrsesi vendet nga mbijne kto eksperte, nuk ju shkon mendja se dhe ne Amerike e Gjermani ka hajdute, ka mashtrues, ka matrapaze, ka vrases dhe trafikante. Mos pandehim se atje jetojne engjejt e ketu tek ne djajte.!!

Ku qendron problemi ketu do te thoshte kryetatimorja… Problemi ka te beje me trukun me te cilin ushqehet opinioni publik, ushqimi i kontrolluar i perceptimit per qytetaret.

Po presim per çdo gje ta bejne te huajt. Ta porosisim tek ata, ta prodhojne dhe projektojne ata dhe ne e kemi gati me etiketa zbukuruese se e kane bere ATA, te pagabueshmit dhe me te miret ne bote.

Mire. Ja na qenkan. Po keto te miret, prej 25 vitesh ne trojet tona, si nuk paskan ndikuar me keto projekte fantastike per te pakesuar problemet tona, te shtuara vit pas viti. Mos valle punojne si fason. Marrin porosi, blejne mallin ndajne parate dhe kaq?

Sigurisht eshte veshtire te thuash ndryshe sepse nuk jane ndare keq ne punet e bera ne dhe per Shqiperine. 25 vjet kritika, 25 vjet projekte, 25 vjet ndryshime periferike ne raport me parane e harxhuar…

Atehere jemi kthyer ne nje fasoneri gjigande ku japim e marrim porosi, por me te vetmin ndryshim se malli shitet ketu, e jo ne tregun perendimor.

Fundja ne jemi porositesit kryesore e te huajt edhe kur porosisin vete gjejne nje shteg per te na vene emrin ne… Keshtu dalin te gjithe te lumtur e te gjithe te pasur, perveç qytetareve, punetore te perjetshem…

Share: