Home KRYESORE Akuzat për Konferencën e Donatorëve, Rama: Dëshpërohen e lëshojnë gjuhën

Akuzat për Konferencën e Donatorëve, Rama: Dëshpërohen e lëshojnë gjuhën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave lidhur me Konferencën e Donatorëve dhe pas thirrjes së Presidentit Meta për një tubim në datën 2 mars.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Rama thekson se nuk duhet humbur kohë me ata, që sipas tij, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër qeverisë pasi Shqipëria kërkon ta çojmë përpara.

“Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar.

Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan,dërrmuan për vite të tëra,dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën…”, shkruan Rama në Twitter.

Share: