Nga Klodian Tomori
Para tre apo kater vjetesh ish ministri i shendetesise Ilir Beqja shpalli nismen per te dhene me koncesion laboratoret e analizave ne spitalet publike te vendit. Ky ishte i fundit nder 4 koncesionet qe cmontuan totalisht sherbimin shendetesor publik ne Shqiperi. Nejse.
Nga tenderi deri tek nenshkrimi i kontrates u deshen tre vjet per shkak te falsifikimeve dhe paligjshmerive. Njera nga kompanite e konsoricumit fitues te koncesionit ishte fantazme dhe nuk ekzistonte. Banka Boterore, me sakte IFC ne rolin e konsulentit beri nje sy qorr perballe parregullsive dhe dha miratimin per te vazhduar me koncesionin. Madje mori dhe tarife konsulence disa milione euro per keshillat e vyera qe dha.
Kontraten e koncesionit e nenshkroi ministrja aktuale e shendetesise Ogerta Manastirliu. Qershia mbi torte ishte se vlera e koncesionit u rrit nga 70 milione euro ne 115 milione euro.
Dje, shefi i kardiologjise ne QSUT, Evdin Prifti denoncoi publikisht se Shqiperia nuk mund te kryeje dot analizat per koronovirusin per shkak se konncesionari i laboratoreve nuk ofron PCR-ne, tekniken e diagnostikimit qe percakton te prekurit nga virusi.
Dmth situata eshte kjo. Shteti nuk ka me asnje laborator per te kryer analizat ne spitalet publike se ja ka dhene me koncesion privatit. Privati nuk e sheh te arsyeshme te ofroje analizen e koronavirusit se thote nuk e kam te parashikuar ne kontraten e koncesionit.
Ky eshte cenim i rende i sigurise kombetare. Shikoni si vret babezia dhe papergjegjshmeria. Te mocmit thone nje fjale. Te gjitha keputen kur hollohen. Vetem zullumi keputet duke u trashur.
Tani ose kapeni prej fyti koncesionarin e laboratoreve dhe detyrojeni te ofroje analizen e diagnostikimit te koronavirusit ose rishtetezoni urgjentisht laboratoret per cenim te sigurise kombetare.
Pas kesaj, te gjithe ju qe keni gisht ne kete pune shkoni jepni llogari dhe sqarohuni atje ku duhet te sqaroheni. Nuk koncesionohen jetet e njerezve.