Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shkurt 2020
“L’Univers” ka botuar, të mërkurën e 19 korrikut 1911, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shqetësimin e Turqisë mbi suksesin e vizitës së Ismail Qemalit në kryeqytetin austriak, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Vizita e Ismail Qemalit në Vjenë shqetëson Turqinë
Vjenë, 17 korrik.
Markezi (Markgrafi) Pallavicini, ambasadori austriak në Kostandinopojë, thuhet se i ka dhënë sqarime Portës së Lartë për mikpritjen që iu bë Ismail Qemalit në Vjenë.
Ne e dimë se deputeti shqiptar u prit nga pothuajse të gjithë ambasadorët dhe se gjithashtu pati bisedime shumë cilësore me kontin Kinsky, Z. Rappoport dhe zyrtarë të tjerë në Ballplatz.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit :https://www.darsiani.com/la-gazette/l-univers-1911-turqia-e-shqetesuar-per-mikpritjen-qe-iu-be-ismail-qemalit-ne-vjene-kerkoi-te-sqarohej-nga-ambasadori-austriak-ne-kostandinopoje/.