Home KRYESORE Komisioni i Sigurise ne mbrojtje te dekoratave per xhelatet

Komisioni i Sigurise ne mbrojtje te dekoratave per xhelatet

Nga Mesila Doda*

Në një akt të paprecedent për parlamentarizmin shqipëtar, më dt 09/02 trimat, hetuesit dhe ish-komunistët ë ish-sigurimsat e Komisionit të Sigurisë morën në shqyrtim pa praninë dhe pa lajmërimin e iniciatorëve të ligjit për medaljet, ligjin e depozituar më dt…. për ndryshimin e ligjit për medaljet dhe titujt e nderit. Paralelisht me këtë draft dhe shumë i ngjashëm me të u depozitua edhe ligji i Deputetëve Taulant Balla dhe Edi Rama i cili duke mos pasur kohë dhe në urgjencë të panevojshme e depozitoi ligjin si deputet i thjeshtë dhe jo si Kryeministër.

Megjithatë, akti i komisionit të sigurisë lë pa fjalë këdo që ka marrë pjesë në jetën parlamentare shqiptare përgjatë këtij cerek shekulli, pasi nuk pranon ta shqyrtojë dhe e kthen për mendim tek Këshilli i Legjislacionit duke e cilësuar si antikushtetues. Komisioni i Sigurisë mund ta aprovonte apo rrëzonte, mund ta kthente për papajtueshmëri si komision përgjegjës me argumentin se ky ishte lëndë legjislative më e përshtatshme për Komisionin e Ligjeve por që një komision ta dënojë me vdekje një ligj të propozuar, ku nuk është as prerogativë e tij e as i takon . Për këtë shprehet Gjykata Kushtetuese ose vendimi me të cilin kalohet në seancë parlamentare.

Sot unë kam disa pyetje publike për antarët e komisionit.

Së pari, opozita në komision është dakort me antikushtetueshmërinë e këtij akti, a është ky edhe mendimi i opozitës? Pra zoti Noka si nënkryetar komisioni bashkoheni me zotin Braho që ti heqesh xhelatëve dekoratat e nderit, kjo është e padrejtë dhe antikushtetuese?

Së dyti, pse nuk është dërguar bashkë më këtë ligj ëshë ligji i proppzuar nga dëputëtët Ëdi Rama dhë Tailant Balla? Objëkti është i njëjtë, ndryshimët janë të ngjashmë? Pse ka dy standarde trajtimi nje servilizëm i turpshmë ndaj kryeministrit? A është dakort opozita me këtë akt?

Së trëti, shërbimit përgjëgjësë të kuvendit të dërgojnë aktin për procedurë disiplinorë ndaj atyre që kanë thyer rregulloren e kuvendit dhe kanë dërguar në kalendat greke ligjin e medaljeve.

Së fundmi, e dinim që do ju dhimbte në shpirt heqja e dekoratave për xhelatet disa prej të cilëve janë në këtë parlament, përgjegjës për katrahurën politike që jetojnë qytetarët shqiptarë, por kjo nuk na bën të tërhiqemi nga asnjë inisiativë e jona. Ditën për diell do dalin gjithë krimet që janë kryer dhe nderimet që nuk janë një e drejtë, por një mirnjohje që shoqëria jep për individët më të mirë të saj, nuk do mund ti gëzoni. Nuk do ndalemi, të kërkojmë respektimin e Kushtetutës dhë rrëgullores së Parlamentit.

Mesila Doda, deputete Partia per Drejtesi, Integrim dhe Unitet

Share: