Home Gjeo-Ekonomia Video/ Deputetët turq përleshen në Kuvend për çështjen e Sirisë

Video/ Deputetët turq përleshen në Kuvend për çështjen e Sirisë

Deputetët turq janë përfshirë në një përleshje gjatë seancës së sotme ku po diskutohej në lidhje me ndërhyrjet ushtarake në Siri.

Në video shihet se si deputetët e partisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan përleshen me ligjvënësit e opozitës, ndërsa disa deputetë të tjerë përpiqen që të ulin tensionet.

Përplasja filloi kur Engin Ozkoc i Partisë Popullore Republikane të opozitës, gjatë fjalës së tij e cilësoi  Presidenti Erdogan si  “të pandershëm, të padurueshëm, të ulët dhe të pabesë”.

Ai akuzoi presidentin se dërgoi fëmijët e popullit të Turqisë për të luftuar, ndërsa pasardhësit Erdogan shmangnin shërbimin ushtarak afatgjatë.

Gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë së tij, vetë Erdogan e kishte akuzuar opozitën për përfshirjen ushtarake në Siri. Tensionet janë shtuar pas vdekjes së 33 ushtarëve gjatë një sulmi javën e kaluar.

Turqia dërgoi mijëra trupa në Siri për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve të qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia për të rimarrë provincën Idlib si dhe për të mbështetur luftëtarët e opozitës siriane./ Opinion.al

Share: