Po i bashkohem fushatës:
Mendoj se në këto momente thirrja më e fortë është vetëkarantinimi. Sigurisht që edhe pse jemi në kushtet kur nuk ka një dekret qeveritar dhe kur shumë prej nesh duhet të shkojnë në punë, ne mund të bëjmë përpjekjet maksimale. Unë po e filloj nga ajo që po bëj vetë dhe ajo që kam diskutuar me të afërmit dhe shoqërinë:
1- Shmang transportin publik.
2- Direkt pas pune, drejtohu për në shtëpi. Shmang kafenetë, lokalet e baret e fundjavave dhe çdo mjedis tjetër të mbyllur me shumë njerëz.
3- Sapo të arrish në shtëpi, laj duart dhe nxirr rrobat e ditës në ballkon.
4- Mere ushqimin nga shtëpia. Shmang mensat, restorantet, fast-foodet.
5- Sapo të prekësh para (kartmonedhë apo monedhë), bëj duart me dezifenktant.
6- Pastro ekranin dhe pjesën e pasme të telefonit me alkol.
7- Mundohu të tështish dhe të kollitesh tek brryli (ose shko në tualet).
8- Mos porosit pije të hapura (makiato, kafe etj).
9- Sapo të shkosh në shtëpi, konsumo pije të nxehta (çaj).
10- Bli vitaminë C dhe konsumo ushqime që përmbajnë vitaminë C.
11- Mos shko në palestër.
Këto janë vetëm disa nga veprimet që kam vendosur të ndjek unë personalisht. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që kam vendosur të ndjek vetëm një itinerar: PUNË-SHTËPI-PUNË (deri në një vendim të dytë).
Pa panik: këto ditë të tregohemi bujarë dhe të ndajmë llogaritë e NETFLIX me njëri tjetrin.