Home Approccio Italo Albanese Mjeku në Itali: Mos na quani heronj tani, keni bërë politika skandaloze!

Mjeku në Itali: Mos na quani heronj tani, keni bërë politika skandaloze!

Një mjek anestezist në Itali, ka shpërthyer kundër politikanëve dhe qeveritarëve, në mes të kaosit të shkaktuar nga koronavirusi atje.

Ai shkruan se nuk do që mjekët të quhen heronj, apo nuk do lavdërime nga politikanët qe kanë hartuar politika skandaloze në mjekësi.

“Ne kemi bërë gjithmonë detyrën tonë, në heshtje pa zhurme. Na lini të punojmë në paqe, të jemi pranë pacientëve tanë, kolegëve tanë që punojnë dhe vuajnë me dinjitet”-është thirrja e Franco Turani, anestezist në poliklinikën Tor Vergata në Romë, shkruan Dritare.net sipas “Repubblica”

“Ne jemi ata që mbajmë shëndetësinë pasi na keni shkurtuar fondet dhe mbyllur departamentet, kujdesin mjekësor ia besuat korporatave , politikat universitare i betë të palogjikshme dhe të turpshme, politikat e shëndetit ia besuat politikanëve dhe profesionistëve të ardhur nga hiçi dhe studiot televizive ia latë atyre që i dinë të gjitha dhe nuk dinë asgjë, sepse që të kuptosh diçka duhen vite e vite pa gjumë, gjithë ankth e leksione.

Ne jemi këtu! Ne nuk duam i komplimentet tuaja! Ne nuk duam certifikatat tuaja! Ne bëjmë detyrën tonë, si ngaheëe e përherë, në heshtje pa zhurmë”-shkruan ai./ I.M-Dritare.net

Share: