Home KRYESORE Thyen rregullat e lëvizjes: 745 drejtues mjetesh të ndëshkuar,5 në pranga

Thyen rregullat e lëvizjes: 745 drejtues mjetesh të ndëshkuar,5 në pranga

Policia e Shtetit vijon të jetë në kontroll të zbatimit të masave të marra për reduktimin e lëvizshmërisë së qytetarëve. Sipas një njoftimi, deri në këto momente janë ndëshkuar 745 drejtues mjetesh për mosrespektimin e urdhrit për ndalimin e qarkullimit të automjeteve. 

5 persona janë vënë në pranga, në Tiranë, Lushnjë, Fier, Vlorë e Elbasan, të cilët në kundërshtim me urdhrin dhe në gjendje të dehur qarkullonin në rrugë, si dhe një drejtues mjeti në Shkodër për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik. Gjithashtu, procedohen edhe tre drejtues mjetesh në Shkodër, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë. 

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë kufizimin e lëvizjes me mjete, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt do përballen me sanksione të përshkallëzuara ligjore sipas normave te përcaktuara ne Kodin Rrugor Shqiptare./ Opinion.al 

48

Share: