Home KRYESORE Abuzuan me çmimet, dy pronarët e farmacive procedohen penalisht

Abuzuan me çmimet, dy pronarët e farmacive procedohen penalisht

Kriza që shkaktoi koronavirusi dhe përpjekjet për parandalimin e përhapjes së tij sollën edhe fenomenin e abuzimeve me cmimet e mjeteve mbrojtëse në farmaci.

Ndaj këtij fenomeni, kryeministri Rama paralajmëroi masa të rënda deri te heqja e licesës.

Sot policia e Durrësit njoftoi se ka proceduar penalisht 2 pronare të farmacive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

Konkretisht janë proceduar, S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Policia bën gjithashtu me dije se kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët. /Opinion.al

Share: