Home KRYESORE COVID 19 eshte nje drame globale por qe merr zgjidhje nga cdo...

COVID 19 eshte nje drame globale por qe merr zgjidhje nga cdo mendje, sjellje personale. Bej zgjidhjen e rradhes!

Nga Majlinda Keta
……
Me mire sot se dje.
A mund ta themi?
Si mendoni?
Per mua, “ Po”.

Besoj se te gjithe e pranojme se kompromisin e pare na duhet ta bejme me mendjen tone, sjelljen tone, vetjake dhe familjare. Ne kete kuptim jemi pak me mire sot.

Sot, pse?

Jemi me te dakordesuar me vleren qe ka per te gjithe sjellja e pergjegjshme, me rregulla per t’u zbatuar, nga cdonjeri prej nesh.
Me pelqeu qe Liqeni na u hoq si “ parajsa” e menduar mga ko pak prej nesh si vaksina anticovid. Jam shume dakord me kete heqje “ lirie”.

Thirrjes se Ministres se Shendetsise per mbeshtetje ne sistem po i pergjigjen specialiste e profesioniste, studente e te pensionuar ne drejtesi…… ra ky “mort” per te kuptuar se shekulli kerkon profesionistin misionar jo te punesuarin qe meson profesionin.

Lutem, te lutemi qe Zoti t’i jete afer me kujdesin e tij dhe qeveria ti ofroje standardet e mjeteve dhe instrumenteve mbrojtes Heronjve tane ne mjekesi. Mendimi dhe fryma jone anticovid varet nga siguria e shendetit tuaj misionare te shendetsise. Ju vijoni me pergjegjesine tuaj.

Po ne? Sigurisht. Vijojme me tonen por na duhet te jemi edhe me vetezgjidhes.

E dini cfare po pres?

Tregun e ideve per menaxhimin e stresit te kesaj situate.

Te paret jane femijet qe duhen asistuar.
Une po vijezoj nje kerkese per partneritet me ato pa te cilet ne kushte vetekarantine nuk po rrojme dot.

Kompanite celulare, televizionet, mediat on line te miremenaxhohen per te qetesuar merzitjen e femijeve te mbyllur ne shtepi( nuk mohoj prindet heronj te vijes se pare).
Une po jap nje IDE timen:

Ne keto kushte te panstresit le t’i bejme femijet te ndjehen te vetevleresuar, te vleresuar nga shoqeria ndersa nisni diten me nje mesazh zanor, video, “ veper” arti te prodhuar prej tyre, me autoresi te tyre duke kaluar sipas nje grafiku( AMA Dhe AKEP) ne te gjitha qytetet e Shqiperise.

Le te ndjehen ne rolin e tyre edhe ne kete situate….. ta kujtojne bukur edhe kete te keqe qe po e kalojme si globale por qe zgjidhje merr nga cdo sjellje personale.

Ku ka femije, kudo qofte, ka jete dhe ka motiv per te luftuar per jeten. Forca!
………
Vijo ti me ide ne nje status tendin?

Share: