Home KRYESORE Koronavirusi ndryshon traditën mortore,si u përcoll 66-vjecari nga Lushnja

Koronavirusi ndryshon traditën mortore,si u përcoll 66-vjecari nga Lushnja

66 vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë një ditë më parë nga koronavirusi është dërguar për në banesën e fundit tek varrezat e qytetit.

Sipas raportimeve në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm vetëm tre persona, një precedent i pazakontë ky për traditën shqiptare, por i detyrueshëm nga situata anormale në të cilën ndodhemi.

Pas ceremonisë mortore, punonjësit e bashkisë kanë dezinfektuar hyrjen e varrezave të Lushnjes me qëllim minimizimin e çdo mundësie të shpërndarjes së virusit.

Kujtojmë se i moshuari është viktima e dytë në vend nga koronavirusi. Ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese si insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale./Opinion.al

Share: