Home Approccio Italo Albanese Gjesti i shqiptares bëhet viral në Itali: Na solli kuzhinën dhe shpresën...

Gjesti i shqiptares bëhet viral në Itali: Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj

Edhe pse jemi në një moment shumë të vështirë për të gjithë Italinë që numëron mijëra viktima, gjestet e mira nuk mungojnë.

Këtë herë ka qenë një shqiptare që ka bërë një gjest që e kanë vlerësuar të gjithë.

Një grua shqiptare, e cila u ofroi drekën mjekëve, infermierëve dhe operatorëve sanitarë, shkruhet në një gazetë të provincës së Piacenzës.

Gruaja me emrin Hatixhe Hallulli, ose siç e thërrasin Tixhe, është nënë e tre fëmijëve, dhuron gjithmonë, edhe gjatë vitit, torta për personelin e Ndihmës së Shpejtë së Fiorenzuolës të cilat i bën në shtëpi në furrën e saj.

”Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që mundet duke mos dashur të identifikohet”, theksuan mjekët e spitalit duke e falënderuar publikisht.

“Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj”, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës. /albeu.com/

Share: