Nga Kreshnik Spahiu
Mijëra kolegë në pension të Sali Berishës në Shqipëri dhe jashtë saj, i janë përgjigjur thirrjes për t’u bashkuar me frontin e mjekëve kundër pandemisë botërore!
Mjek në pension nga mosha 65-90 vjeç po veshin bluzat e bardha në emër të betimit të Hipokratit.
Kardiologu Sali Berisha ka zgjedhur një rrugë tjetër. Ai është ngujuar në vilën e Gjirit të Lalzit dhe shkruan online.
Arsyet pse Sali Berisha nuk i rikthehet profesionit dhe humanizmit në këtë moment apokaliptik për njerzimin janë disa:
1- Kardiologu Sali Berisha pati mundësinë 16 vjet në krye të shtetit si President apo kryeministēr por nuk ndërtoi asjnē spital apo ambulancë lagjeje.
Ai do hyjë në histori si mjeku me sedrën profesionale zero, që ende dhe sot kemi 100% spitalet e Enver Hoxhës
2- Kardiologu Sali Berisha nuk guxon të përballet me pacientët në spital sepse 30 vjet nuk ndertoi dot një shëndetësi pa rryshfete dhe me sistem siguracioni.
3- Kardiologu Sali Berisha nuk mund ta riveshë bluzën e bardhë të mjekut se i la kolegēt e tij rrugve dhe i përjashtoi nga partia ndonse ata ishin bazamenti i Partisë Demikratike ne dhjetor 90.
Sot ne parti ska ngelur asnje mjek se i përzuri dhe detyrohet nxjerr Albana Vokshin te debatoj per probleme qe slidhen me arsimin e saj.
4- Sali Berisha nuk e rivesh bluzën bardhē sepse është frikacak dhe ka merak se i ngjitet Coronavirus.
Ai ka shumë frikë nga vdekja në krye detyrës.
Ai s’ka kurajon as tē mjekve italian, francez madje as kubanezë që kaluan oqeanin për të shërbyer nē Bergamo
Ne fakt kot sa po zgjatem.
Troç: Dokotor Berisha është i vetmi mjek në planet që nuk i intereson tē fitojē këtë luftē shëndetësia por pandemia.
Sheh ëndrra qē po fitoi pandemia do bjerë qeveria.
Nëse nuk më besoni. Hyni në facebookun e tij dhe lexoni statuset që shkruan.
Aty do e kuptoni pse doktori s’do e riveshi më kurrë bluzën e bardhë, të asaj shëndetësie tē cilën ai e qelbi 30 vjet!
Tashmē nuk është i gjallē Enveri që ti shërbejë me servilizëm për të arritur qëllimet e tij.
Bluza e bardhë nuk e motivon më aspak.