Home KRYESORE Mjeku i njohur: Kujdes të moshuarit

Mjeku i njohur: Kujdes të moshuarit

Nga Erion Dasho

Izolimi i rreptë social i të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundje kronike akoma nuk po merr vëmendjen e duhur. Nuk janë 20 apo 30 vjeçarët problemi i epidemisë, pasi pjesa dërrmuese e tyre ose nuk preken nga virusi ose e kalojnë infeksionin pa asnjë shenjë.

Të moshuarit dhe personat e prekur nga sëmundje kronike janë ata që zhvillojnë forma të rënda të COVID-19 dhe rrezikojnë jetën. Të njëjtët janë ata që kanë nevojë për shtrim në spital, për shtretër reanimacioni, etj.

Ka ardhur koha të veprohet urgjentisht për programin e izolimit social të të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë (jo stigmatizim, por mbrojtje për ta).

  1. Në fshatra dhe qytetet e vegjël, mund të përdoren shtëpitë ku nuk banon njeri.
  2. Të inkurajohen familjet që kanë dy banesa të ndajnë urgjentisht të moshuarit nga të rinjtë. Të hapin dyert e këtyre shtëpive edhe për të afërmit apo fqinjët që nuk e kanë këtë mundësi.
  3. Të moshuarit që kanë ardhur në qytetet e mëdha por që ende mund të kenë shtëpitë e tyre apo të afërm bashkëmoshatarë në zonat e origjjnës, të inkurajohen ta kalojnë verën atje.

Natyrisht që kjo kërkon një plan përkujdesje sociale, por ky plan do të kushtojë shumë më pak se paraliza ekonomike e krijuar sot. Ministria që merret me shëndetësinë, merret edhe me çështjet sociale dhe ka mundësi ta hartojë dhe zbatojë këtë program.

Share: