Home Gjeo-Ekonomia Shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi? Grenell: Nuk e shoh si opsion

Shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi? Grenell: Nuk e shoh si opsion

I dërguari i Presidentit Amerikan për bisedimet Kosovë –Serbi,  Richard Grenell, ka deklaruar se asnjëherë nuk ka folur me presidentët Thaçi e Vuçiç, lidhur me mundësinë e shkërmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Twitter, kemi lëshuar deklarata për media, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme”, ka deklaruar ai.

Më tej, i pyetur nëse për  të shkëmbimi i territoreve është një opsion i mirë, Grenell është shprehur. “ Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion”./Opinion.al

Share: