Jen Andonian dhe Matt Shearer në 20 mars të këtij viti kishin planifikuar të zhvillonin dasmën e tyre. Por situata e koronavirusit, puna e shtuar në spital dhe gjithë masat e marra në kuadër të distancimit social e detyruan çiftin e epidemiologëve amerikanë të anulonin gjithçka.
Por, meqë rrethanat nuk e mundësonin që të realizonin dasmën që kishin menduar, miqtë u organizuan një surprizë në spital.
Miqtë dhe kolegët e çiftit organizuan një ceremoni të pazakontë në ambientet e spitalit , ku të ftuarit ishin të veshur me maska doreza.
Sigurisht, ata respektuan edhe distancën sociale që është vendosur si rregull për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se çifti e kanë shijuar shumë momentin dhe në fund sigurisht i kanë ‘thyer’ disi rregullat, duke e finalizuar ‘’Po-në’’ e tyre me një puthje./STARPEOPLE