Home KRYESORE Ja si po ndryshon bota jonë! Nga Dr. Enriko Ceko

Ja si po ndryshon bota jonë! Nga Dr. Enriko Ceko

Bota nuk është si më parë. Tashmë ndryshimet nuk vijnë çdo 100 apo çdo 50 vite, por pothuajse çdo dhjetë e më pak vite. Perëndimit ju deshën pothuajse 500 vite që të kalonte nga koncepti i demokracive përfaqësuese në konceptin e demokracive pjesëmarrëse dhe këtëkoncept po e përqafojnë mjaft vende të tjera. Paralelisht, në vendet e Evropës Perëndimore, hodhi themelet pikëpamja se nuk ka vetëm dyanë të medaljes, por ka opsione dhe se opsionet mund të shqyrtohen jo vetëm në periudhën afatshkurtër, por dhe në atë afatgjatë.

Në vendet në zhvillim dhe në ekonomitë emergjente tashmë pikëpamja e përballjes midis së majtës dhe së djathtës i ka lënë vendin pikëpamjeve të qendrës radikale, debati liberalizëm neoliberalizëm tashmë i ka lënë vendin debatit tradicional, të mbrojtur me stoicizëm nga britanikët, që është debati i vërtetë midis liberalëve dhe konservatorëve, gjë që ka bërë që në shumë vende të vendoset në vendin që i takon roli i specialistit, teknikut, njeriut inteligjient dhe me shkollë, sepse debati liberalizëm neoliberalizëm e kishte zvetënuar keq rolin e specialistit dhe inteligjiencës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Këto zhvillime bëjnë që si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat, të përjetohet një kapërcim mjaft i madh në mentalitetin e punëdhënësve dhe punëmarësve në lidhje me hierarkinë dhe bashkërendimin e ndërlidhjen midis niveleve manaxheriale. Së bashku me këto ndryshime politike, shoqëria industriale tashmë ja ka lënëvendin gradualisht shoqërisë së informacionit dhe kjo paralelisht me ndryshimin e teknologjisë nga teknologji e industrializimit nëteknologji të informacionit, gjë që ka ndikuar shumë edhe në stilin e jetesës jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe në vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim. 

Tashmë, po shkohet përtej pikëpamjeve të ekonomisë tradicionale, e cila deri më sot ka qenë përfaqësuar nga dy pikëpamje, teoria e cikleve të biznesit, që e shikon zgjidhjen në balancimin e papunësisë dhe teoria e manaxhimit të sistemit fiskal, që e shikon zgjidhjen nëmarrëdhëniet prodhim, konsum, kursime dhe investime. Tashmë, pikëpamja (kryesisht konservatore) për zhvillimin e ekonomisë ka hedhur shikimin në ekonomitë alternative, që janë zgjidhje lokale për qasje globale. Ekonomitë e vendeve të veçanta tashmë janë më tëndërthurura dhe me një ndikim edhe më të madh në ekonominëglobale, ekonomi e cila ka përjetuar një zhvillim të vërtetë. PërballëSHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, tashmëgjenden ekonomitë e Japonisë, Koresë së Jugut, Hong-Kongut, Singaporit, Taiwanit dhe Malajzisë, që janë rritur shumë në 30 vitet e fundit, paraelisht me eonomitë e vendeve BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut). Nga këto vende, Kina përbën njëmotor shumë të fuqishëm politik, ekonomik, social, kulturor, sportive, etj, që po luan dhe do luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimet e sotme dhe të së ardhmes së afërt dhe të largët.  

Janë pikërisht këto ekonomi në të cilat decentralizimi dhe privatizimi kanë konkurruar denjësisht me konceptin e centralizimit dhe hegjemonisë së veprimtarisë shtetërore. Tashmë, ka një prirje mbarëbotërore që shërbimet të cilat ofrohen nga shteti të zëvendësohen nga shërbime që mund të ofrohen nga sektori privat, kjo për shkak të rritjes së të ardhurave të popullsisë në mbarë globin dhe për shkak se qeveritë inteligjiente tashmë kanë hequr dorë nga ndihma institucionale ndaj qytetarëve, duke u drejtuar nga mundësia që duhet t’u jepet qytetarëve dhe komuniteteve për të qenë të vetëzhvilluar. Gjithashtu, dukshëm në vendet e sipërpërmendura, është bërë një kalim gradual nga koncepti i zhvillimit vetëm të qendrave të mëdha të banuara, në zhvillimin rajonal dhe sektorial të të gjithë territorit, me prioritet zonat suburbane dhe rurale.

Bota po përjeton një rilindje tjetër, pas asaj evropiane të mesjetës e më tej. Kjo është një rilindje në çdo aspekt të jetës, por, përsëri nxitja vjen nga roli që ka arti, kultura dhe besimi fetar. Jemi duke u drejtuar nga përballja e dukshme midis stilit global të jetesës dhe nacionalizmit kulturor. Kjo për shkak të lëvizjes së lirë të njerëzve në një pjesë tëmadhe të globit, lëvizje që ka sjellë përballje në pothuajse të tëra aspektet e jetës, duke përmbysur konceptin e stereotipit, koncept prej të cilit kanë vuajtur më shumë qytetarët e vendeve të pazhvilluara dhe në zhvillim. Kësaj lëvizjeje, në aspektin social dhe ekonomik, i shtohet edhe rritja në nivel botëror e rolit të femrës, që tashmë është duke konkurruar denjësisht me meshkujt në profesion dhe lidership.

Ndryshimet me të cilat përballemi çdo ditë janë të natyrave nga më tëndryshmet, por që në përgjithësi mund të përmblidhen në prirjen qëkanë sistemet e qendrueshme për t’u përmirësuar, kompletuar e perfeksionuar dhe prirja që sistemet që nuk mund të përmirësohen, kompletohen e perfeksionohen, të shpërbëhen dhe të mos jenë më të përdorshme, sisteme që mbështeten kryesisht në dorën e fortë të liderit dhe lidershipit të stilit të vjetër, që nuk e ndjen erën e ndryshimit. Kjo lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me prirjen themelore globale për emancipimin e të menduarit njerëzor, duke patur kujdes që ky emancipim të mos kalojë caqet e së pamundurës, caqe që kaloheshin më parë duke shkelur etikën, moralin, ligjin dhe besimin fetar, kujdes që në periudhën 1965 – 2005 duket se në mjaft vende dhe shoqëri e kultura ka qenë i mangët dhe / ose i munguar. 

Për shkak të dobësimit të vijave të qarta në nivelet hierarkike, ka njëprirje për një balancim të zinxhirit komandues nga lart poshtë me atë tëmarrjes së mendimeve dhe pikëpamjeve e ideve edhe nga poshtë lart. Duket se po shkojmë drejt një prirjeje ku të gjithë do kenë mundësi tëzhvillohen në aspektin intelektual dhe ekonomik, por gjithmonë do ketë individë midis turmës që do jenë më suksesëshëm, që nuk do pengohen të ecin përpara dhe kjo jo vetëm për faktin se sistemit i duhen njerëz të tillë, por edhe për faktin që sistemi nuk mund të kontrollojë tërësinë e vet. Për këtë është shumë e rëndësishme që për të shkuar në det, të tërëve u duhet që t’u digjen këmbët nga rëra e nxehtë, që do të thotë se shoqëria dhe sistemi tashmë janë aq inteligjientë sa të bëjnë përpjekje maksimale për të mos lejuar kapërcime të individëve nga një nivel në tjetrin, pa patur vlera dhe pa sjellë risi në veprimtarinë e tyre. Sa më lart, po ecën paralelisht me pritjen mbarëbotërore që tharmi krijues dhe zhvillimor të nxitet në të tëra nivelet arsimore dhe edukuese, që është pikërisht ajo që Evropa e pasmesjetës e quajti liri, barazi dhe drejtësi.

Zhvillimet galopante në industrinë kimike të viteve 1950 – 1980, bioteknologjitë, shpikjet e substancave të ndryshme artificiale, zhvillimi i shpejtë i industrisë farmaceutike, etj, ja kanë lënë vendin tashmë kujdesit ndaj këtyre teknologjive si në në aspektin e mbrojtjes së qenies njerëzore, ashtu dhe në mbrojtjen e mjedisit. 

Kriza ekonomike dhe financiare e vitit 2008 dhe kriza mjeksore e shkaktuar nga përhapja me shpejtësi në mbarë botën e virusit Covod 19, kanë treguar se qasjet e vjetra politike, ekonomike, sociale, mjeksore, shëndësore, klimaterike, mjedisore, kulturore, antropoligjike, etj, kanë qenë të paafta të parashikojnë dhe për këtë shkak, shoqëritë, vendet, shtetet, kombet dhe rajonet nuk kanë qenë të afta të ndërtojnë instrumentat, institucionet dhe mekanizmat e parandalimit të situatave me natyrë katastrofike. 

Qasja që kërkohet lidhet me mentalitetin në nivel shoqërie. Nëse shoqëria e kërkon vërtet ndryshimin, atëhere qasja liberale duket e tepërt. Koha kërkon që për një kohë të gjatë qasja konservatore të predominojë në zhvillimet kombëtare, rajonale dhe më gjerë. Duket qartë se se trendi botëror po i thyen hallkat e vjetra që edhe pse deri vonë kanë qenë të stabilizuara, tashmë nuk janë aq të forta dhe të afta të përballojnë presionin e ndryshimeve që kërkohen nga pjesa më e madhe e shoqërisë njerëzore, ku edhe shoqëria shqiptare ka pjesën e saj.

Share: