Nga Aida Hoxholli
Autizmi nuk është sëmundje. Të jesh me autizëm do të thotë të jesh ndryshe, të jesh i veçantë e jo uniformë. Fëmijët me autizëm, në shumicën e rasteve janë shumë të talentuar, sidomos në arte, ata janë pothuajse gjenial.
Këta fëmijë nuk lodhen së fokusuari në gjërat që i pëlqejnë dhe kjo i bënë ata të mrekullueshëm. Një thënie e Ajnshtajnit thotë: ”Gjithësecili është gjeni. Por, nëse e gjykon peshkun sipas aftësisë për t’u ngjitur në një lis, atëherë, ai do të jetojë gjithë jetën duke besuar se është budalla.”, dhe kjo thënie përkon shumë me personat me autizëm.
Ata janë vetëvetja dhe e shohin botën përmes syve të tyre, në mënyrën më të veçantë, të mundshme. Autizmi ekziston në spektër, dhe secili rast është i veçantë, prandaj edhe ne duhet t’i trajtojmë si të tillë, e mos t’i fusim në kategori. Por në vend të kësaj, duhet t’i çmojmë shumë për unikalitetin e tyre dhe ta mbështesim mënyrën e tyre të jetesës.
Nëse fëmijët me autizëm nuk mund të flasin, kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të komunikojnë. Ata mund të komunikojnë me fotografi. Prandaj nuk duhet t’i viktimizojmë, sepse në këtë mënyrë vetëm e bllokojmë pavarësine e tyre.
Në fund, po e mbyll me një thënie të O. Ivar Lovaas: “Nëse një fëmijë nuk mund të mësojë me kujdesjen tonë, atëherë ne duhet t’i përshtatemi mënyrës se si fëmija mëson”.
Blerina ShehuLala AutizmiFlet