Një picë me emrin e doktor Pëllumb Piperos. Duket se kjo ka qenë gjetja më e veçantë e një picerie në kryeqytet. Në një kohë kur Shqipëria dhe gjithë bota po përballen me koronavirusin, emri i mjekut infeksionist Pëllumb Pipero është bërë shumë i njohur për të gjithë qytetarët.
Me daljet e tij në media dhe gjithë shpjegimet për qytetarët shqiptarë, doktor Pipero është kthyer në një zë të besueshëm pasqyrimi për situatën e krijuar.
Vetë doktori, buzëqeshi kur e pa këtë foto në “Opinion”, ndërsa tha që do të shkonte ta shijonte këtë picë, pasi të përfundojë epidemia.
/Opinion.al