Home KRYESORE Një tjetër tragjedi në pasardhësit Kennedy, zhduket nëna dhe djali i saj

Një tjetër tragjedi në pasardhësit Kennedy, zhduket nëna dhe djali i saj

Ajo dhe djali i saj konsiderohen tashmë të zhdukur dhe kjo është një tjetër tragjedi për familjen e njohur amerikane Kenedy. Është fjala për Maeve Kennedy McKean (mbesa e kandidatit të vrarë për president Robert Kennedy) dhe djalin e e saj 8-vjeçar, që dyshohet se u zhdukën në det ndërsa udhëtonin me një kanoe në gjirin Chesapeake.

“Kaluan më shumë se 24 orë dhe shans ë ata të kenë mbijetuar janë pamundësisht të vogla. Është e qartë që Maeve dhe Gideon janë ndarë nga jeta”, shkroi në facebook bashkëshorti i saj  David McKean.

Rojet bregdetare kanë kërkuar në një sipërfaqe të madhe dhe operacioneve të kërkimit iu janë bashkuar dhe policia e Maryland dhe helikopterët e saj.

Maeve Kennedy McKean është vajza e ish-zv/ guvernatores së Maryland, Kathleen Kennedy Townsend, që ishte e bija e Robert F. Kennedy dhe Ethel Kennedy. Maeve ishte e martuar me David McKean, një avokat i të drejtave civile në Washington D.C., dhe është nëna e katër fëmijëve. Ajo punonte në Universitetin Georgetown në Washington, ku edhe banonte me familjen.

Lajmi për zhdukjen e mbesës së Robert Kennedy dhe të birit është  tragjedia e fundit e një sërë ngjarjesh të hidhura që kanë prekur familjen Kennedy dhe që nis me vrasjet  e John dhe Robert Kennedy. Ndër incidentet më të fundit, madje as një vit më parë, në gusht 2019, Saoirse Roisin Kennedy Hill, një mbesë tjetër e familjes,  ndërroi jetën në moshën 20 vjeçare nga një përzierje drogash.

Në vitin 2012 Mary Richardson Kennedy, ish-gruaja e Robert Francis Kennedy Jr., kreu vetëvrasje në kopshtin e vilës së saj në Bedford, New York, si pasojë e depresionit.

Në vitin 1999 John Fitzgerald Kennedy Jr humbi jetën me gruan e tij Caroline dhe kunatën e tij Lauren Bessette, në moshën 38 vjeç, në një aksident me avioni. Të tre ishin duke fluturuar për në ishullin Martha’s Vineyard, ku do të zhvillohej dasma e kushërirës Rory Kennedy./Opinion.al

Share: