Kjo sepse, ai do të vijë si grip i zakonshëm “flluu”, si ujku që merr racionin e vet, dhe ikën.
Nga Sszan Guri
Qysh më 28 janar (Luciana Borio, pjesë e grupit keshillimor per Presidentin Trump,) iu thanë z. Trump që të merrte masat për të ndaluar pandeminë, se ndryshe SHBA do të përballonte shpërthimin më të madh në zonat e industrializuara. Ato kanë më pak shtretër/kapita se Italia. Mendohet se nëse lihet i pakontrolluar deri nga fundi verës, në SHBA mund të vdesin 2,2 milion njerëz.
Trump tha kush do të testohet, të testohet, por amerikanët shkuan dhe nuk gjetën mjete testimi.
Strategjite sesi do të zbutet virusi
1. Nëse çdo komb e vë njëkohësisht nën thembër;
2. Si gripet e tjerë, ajo do të lërë mjaft trupa mbijetues imun, që mund të mbrijë në gjysëm million të prekur, e quajtur imunitet në tuf, por do të lërë pas një kosto të tmershme;
3. Opsioni më i mire, zgjatja aq sa ai të bjerrë vete dhe të dal vaksina, ku kërkuesit po e nisin nga e para për të panjohurat që ka.
Sidoqoftë,
Me kohën do ketë herë pas herë distancim social, (pra ardhje gripi, qendrim larg, por jo si i pari, shenim im SG), thotë profesori i Havardit, Stephen Kissler
NJERIU DHE IMUNITETET PAS GRIPEVE
1. Nga një grip i thjeshtë, njeriu ngel imun të paktën një vit, ndaj dhe kemi gripe çdo vit, por gjithmonë me gjasa të ndryshme. Duhet të jenë ato gripe që njeriu i ka kaluar në histroinë e vet, dhe dikur si viruse të panjohura si ky që kemi tani, dhe sot si fllu që dtth që çdo grip ka ardhur fillimisht mik i paftuar, i panjohur për trupin dhe sot hyn e del si zotni, merr racionin e vet, si ujku në tufë delesh, dhe ikën pa u ndjerë.
2. Nga një grip SARS-i – 1, njeriu ngel disa vjet imun dhe e ka shumë më të lehtë të përballojë një SARS tjetër të këtij tipi, madje e njeh trupi si një fllu (grip) të zakonshëm,
3. Nga gripi SARS -2, si ky i fundit, njeriu pasi e ka marrë duhet të ngel – shprehet skuadra e Trumpit duhet të përballojë për disa vjet këtë lloj gripi, pra ngelet imun, por prap thonë ata, duhen edheprova serologjike, atë që kemi thënë në mënyrë intuitive ose inxhinierike disa ditë më para.
Nga se nisemi? Nga ajo që ka zbuluar Lui Pasteri, që delet që preken njeherë me brucelozë ose me plasje nuk ka bacil nëne t’i prek edhe njeherë nga e para. Kështu, edhe turbekulozi, kështu edhe malarja e çfarë do tjetër. Kaq e thjeshtë është të kuptuarit. Ndaj dhe bëmë thirje që të prekurit me SARS-2 të dalin dhe të shkojnë nëpër punrat e veta ose të mbështesin ekonominë dhe shoqërinë.
SARS-2 mund të ziejë prap nëpër botë, në një kohë të dytë, si psh në vjeshtën apo dimrin e këtij viti, por do të jetë shumë më i butë, vetë ainë radhë të parë, por edhe pse njeriu ngeet dhe bëhet shumë më i fortpas tij, dhe kështu ai do t’i ngjajë një gripi të zakonshëm tip virozë e stinës apo fllu i zakonshëm.
SINDROMA PAS PANDEMISË
Pasi pandemia në këtë rast apo në fjalë do të dobësohet, fillon pandemia e dytë që është:• sindroma e saj me mendjen, • me përqafimet, me puthjet miqësore, me ato dashurore,• me takimet e hapura,• me takimet me duart, • me ata të prekurit nga virusi më parë, • me çfarë iu ndodh fëmijëve në mendje,• me të rriturit në shtëpi, • me takimet me gjyshërit, • me të moshuarit, të cilët do të mbahen dhe do të ndihen akoma më të vetmuar. • me punonjesit e shendetësisë, të cilët pas furtunës do të ndihen dhebëhen më ‘debole’, si në rastet e EBOLE-s, pasi virusi kalon dhe trupi iu bie në qetësi. etj. • mbi të gjitha agoraphobia, e kunderta e klastrofobia, ku njerëzit do të ndihen keq me turmat, me konferencat, me mbledhjet me grupe të mëdha, etj.
Përfitimet pas pandemive
1. do ketë zakone më të mira, si marrëdhënia seksuale mbas Hivit,
2. Ato do të jenë nxitëse për zhvillime e ndryshime sociale.
3. Ato do të mund të mbrojë botën nga sëmundjet e tjera të pa evitueshme.
4. Ato do të ndryshojnë konceptet dhe sjellet ndaj mjedisit, natyrës e tokës.
5. Ato do ndryshojnë konceptet dhe sjellet ndaj kafshëve.
6. Ato do të ndryshojnë konceptet dhe sjellet ndaj ushqyerjes.
7. Ato do të ndryshojnë konceptet dhe sjellet ndaj zgjidhjeve me anë të mekanizmave mjekësore, natyrore apo farmaceutike, por kjo do të varet nga propoganda dhe nga reagimi individual i njeriut.
MËSIME NGA PËSIMET – LESSON TO LEARN
1. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të shikojnë mundësinë sesi mos të blihet dhe të shitet qielli dhe ngrohtësia e tokës?
2. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të ndryshojnë sjelljen dhe konceptin se nuk mund të jenë pronarë të freskisë së ajrit dhe kthjelltësisë së ujit.
3. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të fillojnë të vlerësojnë çdo gjilpërë të ndritur pishe, çdo grimcë rëre në rrjedhën e lumit, çdo mjegullinë në errësirën e pyllit, që janë të shenjta në mendimet dhe jetën e popujve të botës.
4. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të fillojnë të kuptojnë se uji i kristaltë që rrjedh përrenjve dhe lumenjve, nuk është vetëm ujë, por edhe gjaku i gjyshërve tanë dhe se gurgullima e ujit nëpër ujëvara, nëpër kanione ku ngrihen Hec-e është zëri i babait të babait tim dhe lumenjtë janë vëllezërit tanë, ata na shuajnë etjendhe na ushqëjnë fëmijët.
5. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të kuptojnë dhe vlerësojnë se janë pjesë e kësaj toke dhe toka është pjesë e jona, ku barërat erëmirë janë vëllezërit tanë, ku dreri, kali, shqiponja e madhe, janë vëllezërit tanë, si dhe majat e bleruara, kullosat e pasura, trupi i ngrohtë i ponit (kalit të vogël) dhe njëriu, të gjitha i përkasin të njëjtës familje.
6. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të kuptojnë e vlerësojnë se grykësia e njeriut nuk do të mund dhe nuk duhet kurrësesi të shkatërrojë tokën me pesticide, me erozion, me mbetje, me plastika dhe pas tij, ta lërë atë shkretëtirë.
7. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të kuptojnë e vlerësojnë se ç’ka vlen jeta, nëse njeriu nuk mund të dëgjojë klithmën e cjapit dhe llomotitjen e bretkosave në kënetë?
8. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të kuptojnë e vlerësojnë se çvlen pasuria, kur pasuria më e madhe e njeriut është ajri, sepse deri më sot ai nuk e ka vërejtur ajrin që thith.
9. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të kuptojnë e vlerësojnë sesi këtej e tutje duhet të sillet me kafshët, me një sjellje si ndaj vëllezërve të vet, sepse çfarë është njeriu pa kafshë, edhe për faktin sikur të zhdukeshin ato, njeriu do të vdiste nga vetmia e shpirtit dhe se çfarëdo që t’i ngjajë kafshëve sot, së shpejti e gjen edhe njeriun. Gjithçka në këtë botë është e lidhur me njëra-tjetrën.
10. Njerëzimi, njeriu dhe i babëzituri do të kuptojnë e vlerësojnë, se tokën e kemi si nënë. Çfarëdo që t’i ndodhë tokës sot, do t’i ndodhë edhe fëmijëve të saj nesër.