Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera A ka njeri nje makine llogaritese aty? Po mundohem me kuptu kete...

A ka njeri nje makine llogaritese aty? Po mundohem me kuptu kete izolimin e plote…

Nga Ergys MĂ«rtiri

Me falni qe ju bezdis po a ka njeri nje makine llogaritese aty? Po mundohem me kuptu kete izolimin e plote si e vetmja menyre per te luftu virusin.đŸ€Ż

Virologet na thone se, sido qe te veje, rreth 60-70 perqind prej nesh, do te preken nga kjo semundje, me dhe pa izolim. Nese qendrojme ne shtepi, thjesht, do shtyjme kohen, pasi semundja do te perhapet aq sa te kryhet imunizimi i popullsise. Kjo do te thote se, nese ne Shqiperi llogarisim te kemi rreth 2.5 milion banore (duke llogaritur emigrimet e ketyre viteve), i bie qe kete virus ta kalojne te pakten 1.5 milion njerez.

Sot qe flasim kemi rreth 360 raste te infektuarish ne kater jave, gje qe do te thote mesatarisht, rreth 13 raste ne dite. Sipas virologeve, per cdo rast qe zbulojme, duhet te llogarisim rreth 8 apo 10 te tjere te infektuar qe nuk shfaqin shenja. Pra kemi rreth 130 te infektuar ne dite. Kjo do te thote se, me kete ritem, do na duhet te qendrojme ne izolim me shume se 11 mije dite, ose ndryshe, mbi 30 vjet. đŸ€•

Ka nje shprese thone ata qe e shohin kete si te vetmen rruge: vaksina. Por, deri tani dime qe, vaksina e Sars-it, nuk eshte gjetur ende, pas 16 vjetesh. Pa dyshuar aspak ne aftesine e shkencetareve, di te them vetem se, nese kjo situate zgjat disa muaj, nuk do te kemi nevoje fare per vaksine, se do kemi vdekur te tere nga uria. 💀

Nuk e di sesi e ka menduar Baba Rama kete, por gjithsesi, derisa ta zgjidhim ju qendroni ne shtepi dhe lani duart! Bashke o t’ia dalim! 👀

Share: