Home KRYESORE Edi, kjo nuk është luftë, është sëmundje!

Edi, kjo nuk është luftë, është sëmundje!

Nga Dr. Enriko CEKO

Së pari, në lidhje me këtë artikull duhet të sqarojmë kuptimin e fjalëve, luftë, shtetrrethim dhe sëmundje.

Luftë është një konflikt i armatosur midis shteteve, qeverive, shoqërive, grupeve të armatosura, mercenarëve, etj. Lufta karakterizohet nga dhuna ekstreme, agresioni, shkatërrimi, vrasjet, që vijnë si rezultat  përdorimit të forcave të rregullta ose jo të rregullta ushtarake. 

Shtetrrethim është pezullimi në një vend i ligjeve civile dhe zëvendësimi i tyre me një regjim të rreptë ushtarak, për të shtypur qëndresën e masave popullore, në rrethana politike të jashtëzakonshme.

Sëmundje është çrregullimi i ndjeshëm ose dëmtimi i veprimtarisë së zakonshme të trupit të njeriut për një kohë të shkurtër a të gjatë, gjendje e keqe e shëndetit, diçka që pengon, dëmton e prish zhvillimin e rregullt e normal të proceseve jetësore, dobësi e rëndë trupore.

Pra, duke dhënë kuptimin e këtyre fjalëve le të kthehemi në çështjen qëna shqetëson këto ditë, Koronavirusi COVID 19.

Sipas të dhënave dhe shifrave të fundit duket se Shqipëria është midis vendeve që krahasuar me numrin e popullsisë ka numrin më të lartë tëtë prekurve nga Covid 19. Ky përfundim del duke përdorur shifrat nëvlera relative dhe jo në vlerat absolute. Nëse themi se në datën 5 Prill 2020, në SHBA ka patur 311.637 të identifikuar si të sëmurë nga ky virus dhe ka një popullsi prej 328.239.523 banorë, atëhere norma e tësëmurëve të identifikuar është rreth 0.095%, ose një i prekur në rreth 1.053 banorë. Ose, nëse themi se në datën 5 Prill 2020, në Austri kishte 11.831 të identifikuar me këtë sëmundje dhe Austria ka një popullsi prej 8.920.600 banorë, atëhere norma e të sëmurëve të identitifikur me këtë sëmundje është 0.13%, ose një i prekur në rreth 754 banorë. Nëse në SHBA ka patur 9156 të vdekur deri në datën 5 Prill 2020, atëhere thuhet se vdekshmëria ndaj numrit të të identifikuarve me këtësëmundje është rreth 2.94% (9156 / 311.627) dhe norma e vdekshmërisë ndaj popullsisë totale është rreth 0.0028% e popullsiëëtotale të SHBA (9156 / 328.239.523). Po kështu për Austrinë, nëse atje ka patur 204 të vdekur deri në datën 5 Prill 2020, atëhere norma e vdekshmërisë ndaj numrit të identifikuarve me këtë sëmundje ështërreth 1.72% (204/11.831), ndërsa norma e vdekshmërisë ndaj popullsisë totale në këtë vend është rreth 0.0023 (204/8.920.600).

Në rastin e Shqipërisë për shifrat e datës 5 Prill 2020 mund të themi se meqënëse ka patur 361 të identifikuar me këtë sëmundje dhe 21 humbje jete, atëhere mund të themi se norma e të sëmurëve tëidentifikuar me këtë sëmundje është rreth 0.013 (duke marrë si numër popullsie vlerësimin rreth 2.821.977 banorë – shifër zyrtare) dhe norma e vdekshmërisë ndaj numrit të të identifikuarve me këtë sëmundje është5.8%. 

Pra, mesa duket kjo shifra 0.013% e prekshmërisë së shqiptarëve, qenka shumë më e ulët se prekshmëria e amerikanëve që është 0.095% dhe se prekshmëria e austriakëve që është 0.13%, ose rreth 8 – 10 herëmë e ulët, ndërsa shifra prej 5.8% e vdekshmërisë midis atyre që janë tëidentifikuar me këtë sëmundje është kokëfortë, sepse është shumë më e lartë se sa shifrat e SHBA, që e ka 2.94% dhe Austria që e ka 1.71%. Kjo mopërputhje spjegohet vetëm dhe vetëm me numrin e ulët tëmostrave të marra.

Edhe në rang botëror, në datën 5 Prill 2020 ka patur reth 1.24 raste tëidentifikuara me këtë sëmundje dhe 67.900 vdekje. Pra vdekshmëria mesatare te të prekurit me këtë sëmundje në rang botëror është 5.5%, pra Shqipëria e ka deri në datën 5 Prill 20209 vdekshmërinë e tëprekurve me këtë sëmundje pak më të lartë se sa mesatarja botërore  

Nëse ndjekim grafikët e vendeve që e kanë filluar qendrimin mbyllur në shtëpi pas Shqipërisë, për të cilin theksojmë se e kanë bërëpjesërisht, ky grafik ka ardhur në rënie, pasi arriti kulmin, pas njëperiudhe rreth 21 / 28 ditore. Vende si Kina, Koreja Jugut, Franca, etj kanë filluar pjesën rënëse të kurbës, ashtu sikundër Irani, Spanja dhe Italia, që kanë qenë ndër vendet më popullsinë më të prekur nga kjo sëmundje, kanë arritur kulmin e kurbës dhe shpejt mendohet se do fillojë rënia.

Qasja aktuale ndaj kësaj sëmundjeje virusale është marrja e sa mëshumë mostrave, ku papraprin Britaia e Madhe, që tashmë po merr 100.000 mostra në ditë në të tërë vendin, kryesisht në stresat e popullsisë së kanë më shumë risk, apo edhe qasja e Gjermanisë, etj. 

Nëse bëjmë krahasimin për numrin e mjekëve midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera, përmendur më lart, ne kemi rreth një mjek për 1.000 banorë, shumë herë më pak se mesatarja e Ballkanit dhe Evropës dhe e njëjta gjendje paraqitet edhe për numrin e infermierëve dhe shtretërve në spitale për 1.000 banorë, që paraqiten me shifrat më të ulëta nëBallkan dhe Evropë.

Kjo është qasja shëndetsore e situatës, shtuar këtu se shpenzimet për sektorin e shëndetsisë në Shqipëri janë shumë të ulëta krahasuar me vendet e Ballkanit dhe Evropës, për shkak të qasjes së gabuar që ështëtreguar në lidhje me buxhetin e shtetit në Shqipëri për pothuajse rreth 30 vitet e fundit.

Nëse i referohemi qasjes ligjore, preferoj që të bëj lidhjen midis fjalorit të përdorur nga ana e Kryeministrit Edi Rama, masave shtërnguese shumë të kushtueshme dhe ligjit. Fjalori i Edi Ramws wshtw I ngarkuar me fjalwt luftw, shtetrrethim, burg, policia, ushtria, arrestime, etj. Kynuk wshtw fjalor i pwrshtatshwm pwr njw kryeministwr, aq mw shumw kur ai ka origjinw fasadash piktoreske. Kur them masa shtërnguese shumë të kushtueshme, e kam fjalën për kostot që po pëson popullsia shqiptare dhe ekonomia shqiptare për shkak të këtyre masave, të cilat nuk po shoqërohen me masa lehtësuese për të nxitur si kërkesën ashtu dhe ofertën, masa lehtësuese, që në më të shumtën e rasteve janëmarrë në kushtet e urgjencës, nxitimit, arrogancës mendjemadhësisë nëshkelje të Kushtetutës, ligjit dhe nëpërkëmbjes së institucioneve. 

Nëse i referohemi qasjes ekonomike, përveç sa më lart në lidhje me kërkesën dhe ofertën, oferta e shtetit shqiptar për gjentët ekonomikë nëtreg është shumë e ulët, krahasuar me ofertën e shteteve të tjera. Unënuk mendoj se Shqipëria është e varfër, siç pretendon Edi Rama. Jo. Shqipëria është shumë e pasur, por në fakt pasuritë e saj shpërdorohen dhe shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe të atyre që qendrojnë afër tyre. Masat ekonomike të ndërmarra nga ana e qeversë shqiptare janëmasa që nuk i fuzionojnë paratë te individi, familja dhe biznesi, por janë masa që i përqendrojnë financimet për të evituar dëmet e koronavirusit te institucionet publike.

Për sa i përket qasjes social kulturore, është fakt se me dashje apo jo, po e kthejmë këtë sëmundje në një gogol. Banorët e kësaj bote dhe edhe shqiptarët kanë kaluar sëmundje të tilla, dhe edhe më tëtmerrshme. Ajo që kemi mësuar ne nga të parët tanë është se në këtëbotë jemi të përkohshëm, të tërë vdesin, ndërsa po u mësojmë fëmijëve se vdekja nuk është gjë e zakonshme. Thënë këtë, I kujton atyre qëkanë qeverisur dhe qeverisin Shqipërinë dhe shqiptarët, se njerëzit njëjetë kanë dhe meritojnë t’a jetojnë me dinjitet, gjë që për ne shqiptarët të paktën deri tani për këto 108 vite të shtetit shqiptar  mbetur vetëm një iluzion.    

Për sa i përket qasjes psikologjike, Kryeministri Edi Rama e fjalorin e tij dhe me arrogancën artistike, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ështëpërpjekur që të mbjellë frikë. Frika është armiku i logjikës.Mbizotërimi i frikës në tërë historinë botërore ka bërë që të prishet balanca midis arsyes dhe ligjit dhe shembuj të prishjes së kësaj balance mund të sjellim me shumicë, por në të tëra rastet që është prishur kjo balancë, rezultati ka qenë diktatura.

Po e mbyll këtë artikull me disa fjalë të Papa Françeskut, thënë në tëDielën e Palmave: “Jeta matet me dashurinë! 

Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe jo për urretje. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për mbështetje.Sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për rimëkëmbje, dhe, shpresën, mbështetjen dhe rimëkëmbjen e sjell qeverisja e mirë dhe jo mbledhjet qeveritare, ku merren vendime alogjike dhe që nuk kanë lidhje me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Edhe nëse do ishim në luftë, siç pretendon Kryeministri Edi Rama, duhen jo vetëm ushtarë, por edhe pajisje dhe gjeneralë. Lufta fitohet me pajisje, mjete dhe teknikë modern si dhe me gjeneralë që dinë tëudhëheqin, jo vetëm me ushtarë. Sa për ushtarët, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli i sistemit shëndetsor në Shqipëri e kanë treguar vehten se cilët janë. Ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj situate. Ata janëheronjtë tanë. Ata janë heronjtë e kohëve moderne të popullit shqiptar.Por, ata janë tashmë të tradhëtuar. Pa mjete. Pa pajisje. Me numër tëpakët. Pa mbështetje financiare si në pagë, ashtu dhe në trajtim tjetër.Dhe kjo sepse buxheti i shtetit shkon për inceneratorë, prokurime publike dhe partneritete publike e private, shumica e të cilave të raportuara nga media dhe opozita si kryesisht korruptive.

Dhe, mesa duket kjo është sëmundja e vërtetë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Koronavirusi nuk është asgjë përpara korrupsionit, që e ka katandisur Shqipërinë pa mjekë, pa infermierë, pa shtretër në spitale, etj. Erdhi ky virus dhe e kuptuam se ku e kemi shpënë sektorin e shëndetsisë. Ra tërmeti dhe e kuptuam se sa i çorganizuar është ky shtet. Ndodh një krim dhe kuptojmë se si është gjendja e rendit publik dhe e sistemit gjyqësor. Pra, është një sistem i tërë i sëmurë. Dhe kjo sepse ata që drejtojnë sistemin janë të sëmurë.

Edi, kjo nuk është luftë, është sëmundje dhe në këtë sëmundje duket se ti je i sëmuri kryesor.   

Duke shpresuar se kjo gjendje e shkaktuar nga kjo sëmundje “inteligjiente” do përfundojë shpejt, mendoj se për Shqipërinë dhe shqiptarët është i nevojshëm një rikonfigurim tjetër politik, ekonomik, social, rajonal, sektorial, etj.

Share: