Home KRYESORE E kryqi mbi supe, thesari i patreguar

E kryqi mbi supe, thesari i patreguar

Nga Gladiola Busulla

Çka fsheh brenda vetes
mund të jetë thesari yt –
ose kryqi më i madh.
Si një udhëtar i largët,
i veshur me petkun e distancës,
me galopin e zemrës në kraharor
dhe trishtimin e pafund,
për ëndrrat e së shkuarës…
Pasione, ndjesi, fytyra të harruara.
Ideale të zhveshura nga ngjyrat,
të zhytyra në muzgun e e lodhur
nga përmbytjet shpirtërore.
E kryqi mbi supe,
thesari i patreguar.
Të mbështjell me krahët e akullta
dhe pas fatit të ngjesh.

Share: