Home KRYESORE Jo një, por dy periudha zgjedhore: Bylykbashi flet tri vendimet që u...

Jo një, por dy periudha zgjedhore: Bylykbashi flet tri vendimet që u ra dakord në Këshillin Politik

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore ka rënë dakord sot për tre çështjet që ishin hedhur në tryezë për diskutim: periudhën zgjedhore, financimin e partive dhe kuotën gjinore.

Interesante qe pika e parë, caktimi jo i një, por i dy periudhave zgjedhore, për t’i lënë Presidentit hapësirë për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së, deklaroi se “sot diskutuam tre çështje. U arrit dakortësia që të jenë dy periudha zgjedhore: nga 15 prilli deri në 15 maj, periudha e parë dhe nga 15 tetori deri në 15 nëntor, periudha e dytë, që do t’i mundësojnë Presidentit datën e zgjedhjeve pa kufizime. Po ashtu, këto dy periudha i japin mundësinë zgjedhësve që të marrrin pjesë pa kufizime, duke pasur parasysh se shumë zgjedhës largohen nga Shqiëriua në periudha sezonale apo kur i gjykojnë “të nxehta”.

Nga ana tjetër arritëm dakortësi në shumë elementë të financimit të partive politike, në lidhej me raportet, për një formulë mikse.

Synimi ynë si opozitë ka qënë reduktimi në mënyrë drastike i financimeve private që të pastrohet politika dhe fushata nga interesa të paligjshme që penetrojnë në fushatë

Pati debat për çështje të ndryshme po jemi në përmbyllje të këtyre paketave,” deklaroi Bylykbashi.

Share: