Home KRYESORE Koronavirusi, Pipero: Gjatë verës do të ketë pak raste ose aspak

Koronavirusi, Pipero: Gjatë verës do të ketë pak raste ose aspak

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për situatën aktuale të pandemisë COVID-19 në vendin tonë.

Pipero u shpreh në emisionin “Opinion” se gjatë verës intensiteti i rasteve me koronavirus do të ulet, sipas tij, “do të ketë pak raste ose aspak.”

Mjeku theksoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat, pasi virusi ende nuk është zhdukur.

“Spërklat e pështymës që transmetohen përmes bisedës janë më të shumta më të vogla dhe qëndrojnë më gjatë në ajër, rreth 14 minuta. Pra kur të takohemi mos rrimë shumë më gjatë. Virusi qarkullon, ekziston mundësia e rasteve të sëmura.”

Gjatë verës do kalojmë me raste duke u rritua po do të zbehet?

Vera do ketë raste sporadike ose aspak fare. Prandaj kam këshilluar që është më efektive që të gjurmojmë rastet që kanë klinik dhe t’iu bëjmë tamponin dhe në rast se kanë probleme dhe ti hospitalizojmë. Kontaktit të ngushtë mund t’i bëjmë tampon. Dua të them se rastet pozitive nuk më shqetësojnë ekspozimi nuk më shqetëson, përkundrazi ekspozimi na ndihmon të përforcojmë i imuitetin./ Opinion.al

Share: