Home KRYESORE Ankesat për “Pagën e luftës”- Si zgjidhen?

Ankesat për “Pagën e luftës”- Si zgjidhen?

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është përballur me një numër të pakufizuar ankesash që vijnë nga punëdhënësit apo edhe punëmarrësit lidhur me përfitimin e pagës së ashtuquajtur të luftës.

Sipas shifrave operative dhe ende jo zyrtare, janë gjithsej rreth 190 mijë të punësuar që janë paguar apo po vijojnë të paguhen sipas planifikimit ligjor të paketave të ndihmës financiar bazë dhe të paketës së zgjeruar. Por një numër ende shumë i madh i kompanive nuk kanë arritur ende të aplikojnë në sistemin tatimor ose kanë marrë përgjigje refuzuese për punëtorët e tyre.

Pse ndodh kjo, sidomos për aplikuesit e paketës së dytë të zgjeruar të përfitimit financiar? Delina Ibrahimaj Drejtore e Përgjithshme, jep spjegime në RTSH.

Sipas të dhënave zyrtare që i disponon RadioTelevizioni Shqiptar janë akoma më shumë se 14 mijë ankesa që nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare, por që janë duke u trajtuar rast pas rasti deri në përfundim të afatit ligjor të aplikimit që është data 5 Qershor, pas të cilës nuk do të pritet ende aplikimi nga punëdhënësit, por do të jetë drejtoria e përgjithshme e tatimeve e cila do të kryeje të gjithë procedurën e pagimit të pagës 40 mijë lekë në cdo llogari bankare te punëmarrësit./Rtsh

Share: