Home KRYESORE GISHT TREGUES apo POSHTËRUES?!

GISHT TREGUES apo POSHTËRUES?!

Nga Prof.ing. Av. Sazan GURI

Gishti tregues poshtërues kundër objekte e njerëz simbol

Dalëngadalë, pa u kuptuar shqipëria dhe populli i saj, në rang individësh, grupi, deri në nivel pothuajse kombi, më së tepërminëformën amorfe turëm, po rrëshqet drejt një mungesë personaliteti kombëtar, kolektiv, indivudual, ku fyerja, moskuptimi, sharja, mbi të gjitha gishti tregues i dorës, si asnjëherë tjetër ngrihet për të ofenduar, poshtëruar e rrëzuar përdhérazi objekte e njerëz simbol. Jo se nuk ka ndodh ndonjëherë, por ajo ngjiti qysh në shtator të 1943 dhe nuk po shqitet dot, as sot.

Ishte ky gisht që ndante ata që ishin me politikat sllave dhe ata që ishin me vlerat e kombit. Ishte ky gisht që drejtohej në vitet 45 ndaj atyre që përfaqësonin shtresën elitë të kombit, dhe sot nuk kemi, as ata, e as veten. Ishte ky gisht që hodhi përtokë objekte kulti e saraje si të Vrionasve në Berat, tëKëlcyrajve në Përmet e kudo anembanë vendit. Ishte ky gisht që iu rrëmbeu tregëtarëve mallin, bereqetin floririn (300 kg) për t’i çuar drejt Jugosllavisë, dhe populli mori karfica e llastikë për ushkure brekësh. Ky gisht që vrau inxhinierët e parë, mjekët e parë, eleminimi i të cilëve solli çeljen Universitetit 12 vjet me vonesë. Gishti nuk u ndal. Ai ngrihesh lart e më lart, duke u matur me vetë Zotin. Ai u kthye në gisht turme rioshësh, ku me kazma e qysqi përdhunuan kisha e xhami. Kujdes, turmat vulgare kur fshehen prapa fjalës “popull” kthehen në varrmihes të demokracisë po aq sa tiranët, në mos më keq. Gishti i turmave iu drejtuan bajraktarëve e fshatarëve të vendit, si të prapambetur, malok, paçka se kishin shkollat dhe shkrimet e para në ballkan e europë.

Gishti deri në vitet 70, si një virus, hëngri ç’deshi dhe si një ujk la ç’deshi. Tashmë drejtohej si oktapopdi drejt vetvetes. 8000 fise të deklasuara, më sakt të poshtëruara, deri në vitet ’90. U duk se n’fillimet e viteve 2000, u pa një frymëmarrje tjetër, ku gishti ul kokë, sikur ngeli në një gjendje ‘standby’, për të ardhur pas viteve 2013, si një virus bukshkalë. ‘

Rasti i parë – mbrojtja e Parkut të Tiranës

Rasti i parë, por që u kuptua më vonë ishte mbrojtja e Parkut të Tiranës nga gjoja kënd lojrash për fëmijë, gjoja, sepse cep e këndë lojrash e sportive nuk janë lënë më në Tiranë. Ju kujtomë shtatëxhuxhat, etj. Të rinj, si Oleg Koshevoj apo komsomolas, si në romanet sovjetike, që e kishin me të dëgjuar gishtin nga gjyshërit,e ngritën më lart se vetë gjyshërit dhe prindërit te tyre, duke vënë gardhe me litar brenda protestuesëve, se ti je me ne, hyr, ti jo, se je i akshën partie. Gishti u ngrit kundër atyre që kishin aderuar me një parti të caktuar, paçka se vinin si qytetarë të përgjegjshëm. Pastaj, gishti u ngrit kundër njerëzve brenda kauzës, njerëzve simbol, pavarsisht se kishin kryer tryeza e konferenca, letra e protesta për të mbrojtur parkun, dhe sikundërmalli bereqet mori më qaf tregtarët e viteve 45 apo dituria inxhinierët e mjekët e viteve ‘50, sikundër noçka e fildishtë merr më qafë gjithë atë elefant, dhe këta me gishtin poshtërues eme akuza mashtruese, e gishtuannjeriun simbol nga mbrojtës në sulmues Parku, deri në emisione të organizuar në studio se paskeshim ofruar vlerësime strategjike mjedisore për plane urbane me partinë opozitare, a thua se me nazistët?! Po në këtë emision, Kryegishti i Tiranës, i  ndjekur nga gazetarë gishta të ardhur si për mbrojtje parku, drejtuan të dirigjuar gishtin poshtrërues e mashtrues,se kinseky njeri simbol merret edhe me studime për qofte dhe se ka djalin në Bashki, qysh nga koha e opozitës, me qëllim lënie damke, si dikur etërit e tyre që gishtonin me mukjen dr.Y. Dishnicën. Dhe për çfarë? Sikur i biri ka punuar me balliste e nacionalistë! Dhe të gjithë harruan se ky baba u ngrit mbi djalin, jo si shumë të tjerë (tramaksen të kryejnë një mendim e veprim kundra qeverisë, se kanë djalë e mbesa me qeverinë e bashkinë),për një të mirë publike, çka e vertetoi koha se sa të drejt kishte  ky Kryemortje që nuk ka të ndalur me prishje e përdhunime vlerash njerëzore dhe historike.

Dhe mirë ai që e tha, po pse ky mashtrim ngjiti kaq lehtë te njerëz si ata!? Sikur të ishte e vërtetë, a ka më mirë se zgarrat e qofteve të kishin studime mjedisore? Sikur të ishte e vërtetë, a ka më mirë që studimet për ndotje prej qofteve të bëheshin nga njerëz kopetentë?! Një turmë e madhe gishtmenash jashtë emisionin e më pas fërkonin gishtat dhe duartrokisnin, duke të kujtuar vitet ‘45, ‘56, ‘67, ‘74, që më pas e panë se ku shkuan, dhe sot ende si teleshmena, akoma se kanë kuptuar. U instalua pushteti i gishtmenave poshtërues, tashmë në kuadrin aparatçik dhe filluan të godasin pa rreshtur objekte simbol. E morrën Shqiponjën bronx natën dhe e çuan prapa djallit (Dajtit) që të kalbet ditën. Goditën Qendrën e Tiranës, duke xhvarosur dhe varrosur përfundimisht Tiranën Albanopolis nën dhé e nënshesh, duke bërë përshesh dhe ato që kishin ngelur nga prishja e Komitetit Ekzekutiv. Goditën qendrën e Durrësit për një kukull Velierë, duke i çuar gurët e historisë prapa diellit e në skëterrë. 

Gishtat poshtërues tashmë kundër individëve në grup

Gishtmenat s’ngopeshin së rrahuri e poshtëruari tashmë njerëz, si ata te Treni që i xhveshën nga pronat, si ata te Astiri që i nxorrën nga shtëpitë, ku koha prej më tepër se 20 vjet i njihte si titullar të ligjshëm prone. Goditën Parkun Rinia që nga fushë e kthyen pa arsye në kodër, shkollën e parë zyrtare të Tiranës, (Hotel Vjosën 1898), vilën e Radios së parë të Tiranës te rr. E Kavajës, vetë monumentin kult Sahatin e Tiranës, duke e kthyer në liliput nga veprat urbane dy metra larg, derisa mbrritën te Teatri, ku luajtën teatrin më të turpshëm dhe më poshtërues ndaj historisë, ndaj njeriut, ndaj artistëve dhe ndaj qytetarëve që donin memorien e një kombi dhe ‘harddiskun’ e historisë.

Share: