Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin, Top Talk në Top Channel.
Duke folur rreth problematikave në zgjedhje dhe ndryshimet që pritet të bëhen, Damian Gjiknuri ka pranuar ekzistencën e “Çunave Problematikë”, blerjen e votave dhe votimin familjar.
“Nuk e di se ça kupton me Çunat Problematik se s’ka në fjalorin shqip. Ligji thotë se nëse ka vepra penale dhe disa kërkesa shtesë, korrupsioni zgjedhor të shkojë në SPAK janë pranuar. Sic kanë qenë që tu jepet imunitet denoncuesve. Nëse ka bashkëpunëtor në korrupsion zgjedhor. Cdo lloj i ODHIR thotë se ska tjetërsim të mandateve. Cdo parti ka marrë mandate e veta. A ka pas probleme dhe përplasje militantësh? Partitë mobilizojnë edhe njerëz që rrinë atje te qendra. Dhe mund të përplasen. Ktë e kanë pas të gjitha palët të mos bëjmë sikur vijmë nga një planet tjetër. Të gjitha palët kanë organizuar, persona që më shumë jepnin garanci. Përkundrazi prishnin punë se bënin edhe incidente fizike. Më e mira është se kjo është në dëm të opozitës dhe do zgjidhej me administrimi i depolitizuar. Ska më njerëz të rrinë si bodygard. Kto janë ata tipat problematik.” tha Gjiknuri.
“Janë vendosur masa shtesë për votimin familjarëve. Me kërkesë të opozitës do të ketë kamera. Të monitorohet puna e komisionit. Të gjitha këto masa bëjnë që shkeljet zgjedhore do të jenë në minimum. Kjo ndodh në disa zona rurale të vendit. Atje nuk tjetërsohet vota. Por një kryefamiljar voton në emër të tjerëve. Nuk është normale por nga pikëpamja është shkelje. Ndodh edhe në Ballkan është fenomen tipik ballkanik. Këto probleme kanë qenë dhe janë. Ka vetëm një problem ai i humbësit.”
‘Sa i përket shit blerjes së votës mund të ketë episode tek tuk. Ka pasur nga të gjitha partitë. Por denoncimi dhe dhënia imunitet e denoncuesve. Është fenomen vetëm me masa penale që mund të frenohet. Nuk mund të ketë. Një politikë publike dhe zhvillim i zgjedhjeve, nuk mund të bëhet pa probleme. Është e pamundur.”
“Ka pasur akuza, por mund të ketë edhe të provuara me raste penale. Ajo që është e rëndësishme është se edhe në Amerikë ka akuza. Ku ka një shoqëri që nuk ka probleme me zgjedhje.” tha Gjiknuri.
Top Channel