Home KRYESORE Trajnime që shkolla të shndërrohet në një hapesirë të sigurt, e me...

Trajnime që shkolla të shndërrohet në një hapesirë të sigurt, e me fëmijë të mbrojtur.

Është realizuar nje trainim I 20 mesuesve dhe drejtoreve te shkollavete Malesise se madhe per te drejtat e femijeve.

Mesues te trajnuar, siguri per femijet.

Qe shkolla te shnderrohet ne nje hapesire te sigurt ,e me femije te mbrojtur

Erdhen nga 4 shkolla te ndryshme te Malesise së Madhe dhe fshatrave pwrreth saj:

Vera,Berhami,Aferdita,Shkurta,Kujtimi,Shabani, Etleva, Shpresa, etj. Te gjithe mesuses e drejtore te shkollave 9 vjecare te ketij rrethi u mblodhen bashke ne nje grup per tu trajnuar si trajnere per ceshtjet e te drejtave te femijeve neper shkollat e Malesise se Madhe.

Kishin kaluar vetem pak dite nga skandali qe ndodhi ne nja nga shkollat e Kamzes me historine e perdhunimit te nxeneses 15 vjecare nga roja e shkolles. Ndaj ishin te gjithe sy e veshe per te mesuar, per tu bere trajnere qe neser te trajnonin koleget e tyre te stafeve pedagogjike ne shkollat nga vinin.

Qendra “Open Doors” e organizoi kete trajnim ne kuader te projektit “Nje caravan per te drejtat e femijeve” mbeshtetur nga Bashkimi Europian dhe implementuar nga Shoqata Nderkombetare e Solidaritetit SHIS.

Nje trainim konkret me qellim krijimin e trainereve te specializuar,pra te nje berthame njerezish te pergatitur qe jane njekohesiosht edhe mesues edhe drejtore por edhe prinder.Trajnere qe neser do te eksportojne dije e praktika drejt kolegeve te tyre per tema te ndjeshme,per rrethana ku duhet maturi e dije, experience e informacion. 

Per Laura Xhaxhiun,project menaxheren e Qendres “Open Doors” qellimi I ketij trainimi ka te beje me krijimin e nje grupi traineresh nga gjiri I stafit pedagogjik per ceshtje qe kane te bejne me mbrojtjen e femijeve,me te drejtat e tyre. Sipas saj kjo eshte nje teme teper sensitive qe na ben te kuptojme se sa shume pune kemi perpara per tu shnderuar ne nje shoqeri me te mire per femijet tane sinje grup I brishte I shoqerise. 

Ne kater ditet e trajnimit te 20 drejtoret dhe mesuesit e shkollave “Preng Gjoni” Abdyl Bajraktari” Vasil Shanto e Muhamet Hasmaj u trajnuan nga nje staf specialistesh te ceshtjeve te femijeve,eksperte te medias,sociologe e psikologe.Gjithcka u zhvillua mbi nje metodologji joformale ku shembujt konkrete,puna ne grup e ne skuader,testimet individuale ishin baza e nje mesimdhenie modern e bashkekohore.  

Drejtori I shkolles “Vasil Shanto” KUjtim Lamthi na thote se te gjithe kemi nevoje per trainime te tilla,pasi mbrojtja e mire e femijeve,kujdesi ndaj tyre kerkon qe te gjithe te marrim pergjegjesi duke pranuar qe kujdesi dhe siguria e tyre te jete supreme per te gjithe nexenesit. 

Metodat e reja jane shume efikase ne drejtim te shnderrimit te shkolles ne nje hapesire te sigurt per te gjithe femijet qe studjojne atje” Etleva Komanova vjen ga shkolla “Vasil Shanto dhe jep lenden e histori gjeografise. 

Ajo thote se edhe pse jemi mesuese me experience kemi gjithnje nevoje te njihemi me metodat e rejapedagogjike qe jane te lidhura me mbrotjejn e te drejtave te femijeve….

Per Aferdita Baraj mesuesen e letersise nga shkolla “Abdyl Bajraktari” ka ardhur koha per miratimin e sistemeve me te qendrueshme ne drejtim te mbrojtjes se te drejtave te femije,ne nje njohje me te thelluar te informacionit ,ne nje vleresim,respektim dhe degjim ndryshe te nxenesve tane….

Drejtor Berhami nga shkolla “Muhamet Hasmaj” eshte I mendimit se trainime te tilla duhen bere shpesh ne menyre qe shkolla te shnderrohet ne nje hapesire te sigurt per femijet dhe nxenesit. Por edhe nje qender qe ka ne themel te saj nje staf te mirepergatitur te [paisur me nje informacion shterrues ne drejtim te te drejtave te femijeve.

Ne trainim ishte e ftuar edhe Oliana MOriseni,nenkryetarja e bashkise Lezhe e cila solli experience e drejtorise arsimore te Lezhes ne lidhje  punen qe eshte bere ne drejtim te mbrojtjes se te drejtave te femijeve.Sipas saje rendesishme eshte te njohim nxenesit e femijet me mbrojtne qe u ofron si rregullorja e aresimit ashtu edhe kodi penal pa hequr dore nga fushatat ciklike te = sensibilizimit per nje ceshtje te tilla dhe kaq delicate.

Share: