Home KRYESORE Dekriminalizimi, perseri mosmarreveshje PS – PD

Dekriminalizimi, perseri mosmarreveshje PS – PD

Maxhoranca dhe opozita edhe nje here nuk kanë arritur të gjejnë kompromis për aktet nënligjore të Ligjit të Dekriminalizimit te cilin e aprovuan me konsensus.

Në përfundim të mbledhjes deputeti Taulant Balla tha se nuk mund të bëhen akte nënligjore që kalojnë kufijtë kushtetues. – “Besoj se nesër do jenë më të qetë dhe më të qartë. Nuk mund të bëjmë një akt nënligjor që kalon kufijtë që përcakton ligji. Nëse e mbyllim do e kalojmë nesër në kuvend. Më vjen keq që PD-ja po mundohet të bllokojë diçka që është arritur më 17 dhjetor. Më 17 dhjetor kemi miratuar ligjin që ka qenë shumë i qartë. Formulari është aneks i projektvendimit, sot diskutuam projektvendimin”, tha Balla.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se mbledhja e Këshillit të Mandateve rezultoi pa asnjë dakordësim. Në një prononcim për mediat, Bylykbashi theksoi se sjella e përfaqësuesve të mazhorancës ishte një tentativë për të nxjerrë ‘nga binarët opozitën’.

“Ju e keni ndjekur seancën publike, ku u bë debat i gjatë për aktet e mazhorancës. Por një tentativë të orkestruar nga mazhoranca, një MEMO e paraqitur nga mazhnoranca u përpoq të hidhte hi. Kjo është e papranueshme. Kjo çështje u tërhoq, Kjo është indikator i qartë që mos të arrihej qëllimi”, tha Bylykbashi.

Share: