Home KRYESORE Te shpetohen institucionet shendetesore, keshtu shpetojme edhe qytetaret!

Te shpetohen institucionet shendetesore, keshtu shpetojme edhe qytetaret!

Nga Tritan Shehu


Ndersa Qeveria e mberthyer ne amulli e ide te rrezikeshme bllokon transportin publik, pa qene e afte te lexoje as dy karakteristikat qe persistojne nga ato pak te dhena zyrtare:


—Gjenerim infeksioni nga institucionet kryesore shendetesore ne krize.
—Rritja e rasteve e vatrave te reja ne vend, te lidhura dukshem me ato.

Kjo gjendje imponon nderhyre urgjent tek sistemi spitalor e paresor e me ata bashke ne te gjithe territorin e vendit:

1- Testim virusal e imunologjik te te gjithe personelit shendetesor.
2-Testim i tille i te gjithe pacienteve te shtruar ne spitalet tona.
3- Testim i plote i cdo qytetari me temp mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.
4-Shtrimet e reja spitalore te kalojne ne nje “filter” egzaminimi, testimi e izolimi per disa ore (rezultatet dalin ne 2-3 ore) jashte godines se spitalit.
5-Te pajiset i gjithe personeli spitalor e paresor cdo dite me maskat e pershtateshme, bluzat nje perdorimeshme etj.
6-Cdo pacienti a qytetari qe do te kete kontakt me kujdesin paresor e ate spitalor t’i matet temperatura e te pajiset me maske ne hyrje.
7- Te organizohet levizja e nje drejtimeshme ne ato institucione per te evituar kontaktet e padesherueshme.

Te domosdoshme keto per ta vene ne eficience sistemin shendetesor pikerisht ne sherbim e funksion te qytetareve ne terresi, ndryshe….

Share: