Home KRYESORE ERMINA LEKAJ PERLJASKAJ DORËZOI KANDIDATURËN PËR DEPUTETE NË PARLAMENTIN E KROACISË

ERMINA LEKAJ PERLJASKAJ DORËZOI KANDIDATURËN PËR DEPUTETE NË PARLAMENTIN E KROACISË

Ermina Lekaj Prljaskaj kandidate e Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, dorëzoi kandidatrën në Komisionin Zgjedhor Shtetëror (DIP) për deputete në Parlamentin e Kroacisë.

“Faleminderit nga zemra të gjithë bashkëkombasit që më kanë dhënë përkrahje për rikandidim, qëllimi është të vazhdojmë gjithqka që kemi filluar në mandatet e kaluara” tha kanidatja znj. Ermina Lekaj Perljaskaj

Kryetari i Unionit z. Esad Çollaku tha që propozimi ynë është një detyrë që i qasemi më së miri nga pikëpamja e praktikës dhe mendjemprehtësisë. Dhe kjo do të thotë që, kur vlerësojmë programin tonë të përbashkët, duhet të vlerësojmë njëkohësisht edhe përparësit e kandidatës, arsimin, profesionalizmin, përvojën, cilësitë personale, të gjitha të nevojshme për të siguruar që propozimet dhe premtimet të zbatohen, dhe të mos mbeten projekte boshe.

Nuk kemi kohë për të humbur, së bashku mund dhe duhet të vazhdojmë të punojmë për intersa të përbashkëta, nuk ka vend inatesh personale, t’i largohemi gjuhës që mund të vejnë dilema për të ardhmen e fëmijëve tanë, jemi të hapur për bashkëpunim!

Unioni i Shqipëtarëve në Republikën e Kroacisë

Share: